Ndrenika: Nuk lejojmë që “kryqëzatat” të prishin “Jeruzalemin” tonë

635
Një sërë artistësh janë mbledhur sërish këtë të hënë pasdite për të dalë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, e teksa të gjithë janë njëzëri për ruajtjen e objektit, ka qenë aktori I madh Robert Ndrenika, që e ka cilësuar Teatrin si Jeruzalemin e artistëve.
Një Jeruzalem tha Ndrenika, të cilin asnjë nga artistët nuk do të lejojë që të shkelet e rrëzohet nga “kryqëzatat” që ka marrë përsipër qeveria dhe bashkia e Tiranë për të kryer. Ndrenika ka shtuar më tutje se aid he shumë të tjerë punojnë në Teatrin Kombëtar prej mëse gjysëm shekulli dhe s’mund ta lënë godinën në duart e dy tre biznesmenëve.
“Unë mendoj se më e shenjta nga të gjitha këtu është toka e këtij teatri. Ky është Jerusalemi ynë që duan të mbysin kryqëzatat. 
Ne që kemi nga 70-80 vite këtu nuk është gjynah të vijën 3-4 biznesmenë dhe të thonë që është e jona? T
a marrin pa para dhe ta shesin mijëra euro. Kjo tokë është e jona dhe e komunitetit dhe ne duhet ta mbrojmë”- tha Ndrenika
Sigal