Ndotja në Bulqizë, mbeturinat grumbullohen e digjen në ambient të hapur

1127
Ndotja e mjedisit ka marrë përmasa shqetësuese në Bulqizë, në zonën e Qafës së Buallit, mbeturinat hidhen buzë rrugës, nga kompanitë pastruese, jashtë kamere drejtuesit e mjeteve thonë se situata vijon prej vitesh, dhe në zonë mbeturinat depozitohen nga makinat e ndërmarrjes së pastrimit.

Në mjaft raste kur mbeturinat digjen, duke bërë që era të përhapet në të gjithë bashkinë. Të kontaktuar, përfaqësues të bashkisë së Bulqizës, pohuan për Ora News, se do të marrin masa, për të mos lejuar përhapjen e mbeturinave, por problem për këtë njësi vendore mbetet mungesa e një vendi të posacëm për grumbullimin dhe asgjësimin e mbetjeve.
Sigal