Ndotja e nga ujrat e zeza, banorët e Shkozetit në protestë, kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve

587
Pas një protestë në zonen e Shijakut për rrugën kanë qënë banorë të Shkozetit të cilët protestuan pasditen e djeshme në lidhje me ndotjen që shkaktohet nga ujërat e zeza, të cilat kalojnë në një kanal të hapur në atë zonë. 
Mbi 300 persona me pankarta në duar, me tyre gra dhe fëmijë, kërkuan të merren masa urgjente për problemin që i shqetëson. Sipas tyre, pushteti lokal dhe ai qëndror interesohen në këtë lagje, me të paktën dhjetë mijë banorë, vetëm në kohë fushatash dhe pasi premtojnë fjalë boshe rikthehen pas katër vitesh sërish. 
Protestuesit shprehen se janë shumë të pakënaqur nga pushtetarët, pasi sipas tyre ata e shikojnë postin vetëm e vetëm për interesat e tyre personale dhe nuk merren me hallet e komunitetit. 
Të mërzitur dhe ngopur me premtime boshe, protestuesit thonë se do të bojkotojnë zgjedhje lokale vitin e ardhshëm.
Sigal