Ndotja e detit, Bylykbashi: “Bombë” ekologjike, Dako: Mos e bëni mizën buall

552
Pas nisjes së aksionit për pastrimin e vijës bregdetare të ndotur nga karburantet në Durrës, opozita dhe mazhoranca janë përplasur në akuza për situatën e krijuar. Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, akuzoi për papërgjegjshmëri në parandalim dhe menaxhim të situatës. Ndërsa kryebashkiaku, Vangjush Dako, kërkoi që PD të mos përfitojë politikisht nga ngjarja.
Ndotja e 2.5 km vijë bregdetare në Durrës pa përplasur në akuza opozitën dhe mazhorancën.
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, akuzoi strukturat lokale dhe qëndrore për atë që ai e konsideroi “bombë” ekologjike.
Bylykbashi: Pavarësisht se natyra bën punën e saj, jemi përpara një angazhimi skandaloz të strukturave shtetërore. Ligji mbron ambjentin detar nga ndotja.Ka një ligj specifik të 2002 që detyron marrjen e masave institucionale të planifikuara, të paraplanifikuara dhe ndërhyrje të organizuara nga strukturat shtetërore.Ligji detyron që të ngrihet menjëherë Komisioni i Emergjencave në nivel Bashkie dhe nivel qarku nga Prefekti.Deri tani nuk ka asgjë. Do të këkrojmë edhe nëpërmjet instrumentave të kontrollit parlamentar që organet përgjegjëse të japin llogari. Të thonë jo vetëm çpo bëhet, por pse nuk morën masa në kohë që kjo situatë të parandalohet dhe në çdo rast të kishim strukturat sot këtu në terren.
Por kreu i Bashkisë së Durrësit Dako hodhi poshtë akuzat, duke deklaruar se është ndërhyrë në kohën e duhur.
Dako: Ju jeni dëshmitarë okularë që vija bregdetare e Durrësit sot është totalisht e pastër, pa ndotje.Sa i përket detit, janë Forcat e Armatosura të cilat kanë bërë monitorimin dhe kanë parë që situata është pozitive. Kjo është më tepër një arsye për tu thënë atyre që nuk besojnë tek puna jonë që ne jemi në gadishmëri, jemi në çdo moment dhe e njohim shumë mirë situatën.Nuk dua të bëjmë pplitikë, por kjo është një punë normale e ditëve tona të pastrimit të vijës bregdetare. Organet kompetente që merren me këtë punë duhet të gjejnë fajtorët dhe ti çojnë para drejtësisë. Nëqoftëse mediat, persona të opozitës kërkojnë të marrin kredo politike duke folur në dëm të të mirës tonë të përbashkët, duke e bërë mizën buall,atëherë që padyshim se edhe ata që e ndjekin nga larg do të krijojnë ide të tilla.Por unë ju garantoj se nuk kemi të bëjmë me një situatë të tillë.Situata është shumë normale.
Sigal