Ndotja e ambientit, Bashkia e Tiranës përgatit listën me penalitete

81
Bashkia e Tiranës do të publikojë të martën një listë me gjoba e penalitete për të gjithë personat apo bizneset që ndotin mjedisin, zënë hapësirat urbane apo dëmtojnë objektet. Kjo është bërë e ditur gjatë prezantimit të administratorit të Njësisë nr.10, Arian Hamiti nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “Duke filluar nga nesër, Bashkia e Tiranës do të botojë një listë me sanksione për të gjithë ndotësit e qytetit. Do të ketë një sistem gjobash për individët dhe bizneset që ndotin, si dhe për të gjithë ata që urinojnë në vende publike apo që ndërtojnë pa leje”, deklaroi Veliaj.