Ndotet Zvërneci, autoritetet gjobisin me 10 milionë lekë anijen që shkaktoi katastrofën ekologjike

488
Është gjobitur me 10 milionë lekë dhe i pezullohet leja deri sa të pastrohet palzhi në zonën e Zvërnecit, anijes që shkaktoi katastrofën ekologjike. Anija ditën e djeshme ndërsa po ngarkohej me bitum ka ndotur të gjithë plazhin, pasi tubi që transportonte lëndën pësoi çarje. Për rrjedhojë, rreth 3 kilometra vijë bregdetare në Zvërnec u ndot me bitum duke shkaktuar katastrofë ekologjike. Kujtojmë se edhe në vitin 2011, në këtë plazh ka pasur një ndotje masive, asokohe me solar.
Koka: Ndëshkim përgjegjësve. Rehabilitim të plotë zonës
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka reaguar lidhur me ndotjen në plazhin e Nartës, duke deklaruar se institucionet në vartësi të dikasterit të tij kanë marrë një sërë masash.  “Ministria e Mjedisit dhe institucionet në vartësi të saj, si ISHMP dhe AKM, kanë qenë dje në vendin e ndotur në zonën e Zvërnecit, që në momentin e identifikimit të ndotjes”, ka deklaruar Koka. 
Ministri ka bërë me dije se, ISHMP ditën e djeshme ka marrë masën e pezullimit të plotë të aktivitetit të anijes që po vepronte në zonë, si dhe masën administrative me gjobë ndaj saj.  “Ndërkohë vazhdon inspektimi dhe ushtrimi i kontrollit në vendngjarje dhe përgjegjësit do të përballen me masat më të ashpra që ligji parashikon, deri në rehabilitimin e plotë të dëmit mjedisor të shkaktuar”, citohet Koka në njoftimin për shtyp. Ministri ka kërkuar angazhim maksimal edhe nga strukturat të tjera për këtë emergjencë të ndotjes mjedisore.
Sigal