Ndodh në Kosovë, vjehrra i hyn në dajak nuses

183

Një grua nga Lipjani i Kosovës ka lajmëruar policinë se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj.

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në Lipjan, ku viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është lajmëruar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar në këtë rast.