Ndodh në Elbasan, 100 persona mashtrohen për tu punësuar jashtë Shqipërisë. Ja sa paguan

550
Sigal

Një 46-vjeçar do të hetohet nga policia e Elbasanit pasi ka mashtruar një person për ti siguruar një vend pune jashtë vendit.

Burime zyrtare të policisë së Elbasanit, bëjnë të ditur se A. O nga Kavaja, në bashkëpunim me A. Rr., nga Tirana, i shpallur në kërkim, kanë mashtruar rreth 100 persona duke u marrë nga 500 euro secilit, në total 50 mijë euro, duke i premtuar se do i dërgonin në Kazakistan për të punuar.

Hetimet kanë nisur pas denoncimeve të mbëritura në komisariat. Ndaj dy personave rëndon akuza e mashtrimit.