Sigal

Një rast “i rrallë” dhune në familje është regjistruar nga Policia e Tiranës. Këtë herë, protagonist është një 37-vjeçar, i cili ka dhunuar mamanë e të dashurës së tij. Kjo nga ana e saj, ka fituar menjëherë një urdhër mbrojtje.

Komisariati i Policisë Nr. 6, Tiranë

Më datë 23. 08. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S. M., vjeçe 48, banuese në Tiranë, pasi bashkëjetuesi i vajzës, shtetasi A. U., vjeç 37, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.