Data 23 Korrik shënon mesin e verës.

Por moti i pazakontë ka krijuar probleme në rrugët e qytetit.

Një furtunë shiu është shndërruar në një stuhi breshëri në Shkodër.

Reshjet e shumta të shiut të shoqëruara edhe me breshër sollën përmbytje në rrugë

Shoferët janë kapur në befasi dhe kanë qëndruar për disa minuta në rrugë duke krijuar trafik dhe kaos në qarkullimin e automjeteve.

Disa biznese rrezikuan përmbytjen.

Edhe për kalimtarët koha e pazakontë solli probleme të mëdha.

Është e pazakonte sesi kjo situatë ndodh në pikun e verës ku pamjet e treguan më së mirë këtë situatë.