Sigal

Çudi të padëgjuara dhe të pahamendësuara vijnë nga komisariatet e Policisë. Më e fundit çudi vjen nga komisariati i Policisë së Kavajës, Vetë, ky komisariat, bën të ditur zyrtarisht se ka kapur një person, sepse…, kryente punime me leje, kur “lloji i punimeve që po kryente nuk kërkonin leje nga Bashkia Kavajë”.

Për këtë rast, i njëjti informacion zyrtar saktëson se, “Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për vlerësim”.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 01. 10. 2018, në lagjen nr. 1, në banesë, shtetasi N. M., vjeç 51, u kap duke kryer punime i pajisur me vërtetim, pasi lloji i punimeve që po kryente nuk kërkonin leje nga Bashkia Kavajë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për vlerësim.