Ndihmoi një person t’i shpëtonte policisë, ndalohet 27-vjeçari në Elbasan

638
Një 27-vjeçar është ndaluar, pasi akuzohet se ka ndihmuar një person që t’i fshihej drejtësisë. Burime zyrtare bënë me dije se Armand Perlepi, banues në Durrës, u ndalua mbi bazën e një procedimi penal më datë 22 mars, nën akuzën “Përkrahja e autorit të krimit”.
Armand Perlepi dyshohet të ketë përkrahur shtetasin R.B. me qëllim që ti fshihej drejtësisë dhe kapjes nga policia, pasi shtetasi R.B., i dyshuar si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 21.03.2017 në Lagjen “Skëndërbej” në Elbasan dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D.I.
Sigal