Ndeshja Shqipëri – Izrael/ Kreu i KMSH, mesazh për myslimanët shqiptarë dhe miqtë nga Izraeli

570
Sigal

Kreu i Komunitetit Mysliman të
Shqipërisë, Skënder Bruçaj me anë të një postimi të publikuar në rrjetin social
“Facebook” ka përcjellë sot një mesazh mirëseardhjeje për skuadrën izraelite të
futbollit.

Kjo e fundit
pritet që mbrëmjen e nesërme të zhvillojë një ndeshje me kombëtaren shqiptare
në kuadër të eliminatorëve të Botërorit “Rusi 2018”.

Duke kujtuar
që shqiptarët strehuan mijëra hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, Bruçaj
thekson se populli shqiptar historikisht ka ditur të ruaj vlerat e larta humane
të mikpritjes dhe harmonisë fetare.

MESAZHI I PLOTË I
SKËNDER BRUÇAJ

Krenarë për
popullin tonë ndër shekuj, që diti historikisht të ruante vlerat më të larta
humane, atë të mikpritjes dhe tolerancës e harmonisë ndërfetare.

Krenarë për të parët tanë myslimanë shqiptarë, besimtarë e bujarë, që strehuan
mijëra hebrenj në shtëpitë e tyre gjatë Luftës së II-të Botërore, duke u bërë
vendi i vetëm në Evropë, që kishte më shumë hebrenj pas lufte se para saj.

Sportistëve
dhe mysafirëve nga Izraeli i uroj qëndrim të qetë e në paqe në token shqiptare!

Dhe
gjithashtu i uroj fitore kombëtares së mrekullueshme shqiptare, për të cilën
jemi të gjithë krenarë!