Ndërtimi te liqeni, vendimi i Veliajt hidhet poshtë nga Apeli i Administratives

471
Gjykata Administrative e Apelit ka hedhur poshtë padinë e Bashkisë së Tiranës për bllokimin e punimeve të ndërtimit që ka nisur tek zona poshtë digës së liqenit. Gjykata ka dhënë vendimin sot duke shfuqizuar vendimin e kryebashkiakut Erion Veliaj e duke i dhënë të drejtë kompanisë “Gener 2”, që të vazhdojë punimet. Sipas vendimit, kompania mund të rinisë punimet që nga dita e nesërme. Gjithashtu Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur që IKMT-ja ti paguajë kompanisë dëmin material dhe moral të shkaktuar gjatë kësaj kohe.
Sigal