Ndërtimi i komunizmit, si e zuri Hrushovi vendin e Stalinit. Sekretet e kohës së errët

581
Kur Nikita Khrushchev (Hrushov) erdhi në pushtet, ai solli me vete një “klan ukrainas”. Ky më pas e largoi padronin e vet nga maja e pushtetit të Bashkimit Sovjetik

Liderët ekstravagantë në Rusinë sovjetike përfunduan në 1929, kur Lev Trotsky u dërgua me forcë në ekzil dhe Nikolai Bukharin u arrestua. Qysh atëhere, personalitete të hirtë, mizorë, mjeshtër të hipokrizisë dhe të prestigjiatorit luftuan për pushtet. Pas Stalinit, më i suksesshmi prej tyre qe Nikita Khrushchev. Kjo për faktin që gjeti kurajën për t’i dhënë fund epokës së Stalinit të pandalshëm. Khrushchev ju bashkua elitës partiake të Moskës sërish në dhjetor të 1949 pas një shkëputjeje të gjatë për punë në Ukrainë. Ai u bë Sekretari i Parë i Komitetit të Partisë të Moskës dhe Sekretar i Komitetit Qendror, por kishte shumë më pak autoritet në qarqet më të larta politike sesa Molotov, Kaganovich dhe Malenkov. Prapëseprap, ai kishte një strukturë të fuqishme mbështetëse – organizatën e partisë ukrainase, më e madhja në Bashkimin Sovjetik dhe me shumë influencë. Megjithatë, kur Khrushchev shkoi në Moskë, ai u zëvendësua në Kiev nga Leonid Melnykov, një shovinist i zjarrtë rus dhe kundërshtar i gjithçkaje ukrainase.

E pamundur pa ukrainasit
Sigurisht, Khrushchev nuk e zuri menjëherë vendin e Stalinit: fillimisht atij ju desh që të përballej me konkurrentët e tij kryesorë – Beria dhe Malenkov. Në luftën midis tyre, Khrushchev rezultoi të ishte më dinaku dhe më i rrezikshmi. Në qershor të 1953, ai siguroi mbështetjen e Marshallit Zhukov (ushtarakët tradicionalisht i urrenin agjencitë ligjzbatuese dhe Zhukov kërkonte gjithashtu të hakmerrej ndaj Beria për shkak të ekspozimit që i kishte bërë ky plaçkitjeve të tij në Gjermani) dhe e largoi Beria, për tmerrin e të gjithë Presidiumit të Komitetit Qendror. Më pas ai hoqi qafe njëlloj mjeshtërisht Malenkov: ai fitoi zemrat e nomenklaturës nëpërmjet inicimit të kthimit të privilegjeve të kaluara për zyrtarët dhe kompensimin e rrogave të liderëve partiakë dhe më pas u bë Sekretar i Parë i Komitetit Qendror me 7 shtator 1953. Ndërsa elita e partisë ishte e çorientuar, Khrushchev avancoi një vendim për ta zëvendësuar Melnykov si Sekretar të Dytë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste me Oleksiy Kyrychenko, bashkëpunëtorin e vjetër të tij. Kjo moment do të luante një rol kyç në të ardhmen. Nga natyra Kyrychenko ishte pothuajse kopje e Khrushchev – njëlloj arrogant, ambicioz, brutal dhe pak i arsimuar. Ashtu si Khrushchev, Kyrychenko nuk ishte as shovinist, as komunist kombëtar – sinqerisht, ai dëshironte më të mirën, por (njëlloj si Khrushchev) shpesh e shkatërronte gjithçka prej mëndjengushtësisë, emocionalitetit të tepruar dhe egërsisë së tij. Kyrychenko ishte ukrainasi i parë që drejtonte Partinë Komuniste Ukrainase dhe organizata e tij tani mbështeste Khrushchev. Ajo ndihmoi në shkarkimin e Beria, teksa Kyrychenko neutralizoi dy gjeneralë të Ministrisë së Brendshme besnikë ndaj Beria, duke e bërë të pamundur për siloviki të kundërpërgjigjeshin. Pas largimit të Beria, Kyrychenko u bë Kandidat i Presidiumit të Komitetit Qendror dhe në korrik të 1955 Anëtar i tij. Me qëllim që të shpartallonte “gardën e vjetër” të Stalinit, Khrushchev ju kundërvu “kultit të personit” të Stalinit dhe paraqiti Molotov, Kaganovich dhe Malenkov si bashkëpunëtorë në krimet staliniste në Kongresin e XX-të (shkurt 1956). Sigurisht, stalinistët nuk e kishin ndër mend ta përtypnin. Molotov, Kaganovich dhe Malenkov ju kundërpërgjigjën sulmit të Khrushchev në mbledhjen e ardhshme të Plenumit në qershor të 1957. Propozimi i Molotov për largimin e Khrushchev nga posti i Sekretarit të Parë kaloi 7 me 4, por edhe Khrushchev nuk do të dorëzohej kaq lehtë. Duke thënë diçka si “Plenumi më zgjodhi, ai edhe duhet të më shkarkojë”, ai siguroi një vendim për ta mbledhur sërish Plenumin pas 4 ditësh dhe nuk e humbi këtë mundësi të sapogjetur. Së pari, ai bëri për vete Marshallin Zhukov (Ministër Mbrojtjeje) dhe Mikhail Suslov (anëtar i Presidiumit të Komitetit Qendror dhe kryeideologu i partisë): i pari solli me avion ushtarak në Komitet Qendror anëtarë që mbështesnin Khrushchev nga anembanë vendit, ndërsa i dyti, një manipulues i zoti, mbajti një fjalim që të matur në hapje të Plenumit sa që e ndryshoi sjelljen e audiencës në favor të Khrushchev. Së dyti, influenca substanciale e Partisë Ukrainase e ndryshoi situatën në favor të Sekretarit të Parë. Molotov, Kaganovich dhe Malenkov e lanë politikën, duke u damkosur si “anëtarë të një grupi antiparti”. Kështu, Khrushchev u bë Numri Një dhe menjëherë do të kaplohej nga sëmundja e përjetshme e tiranëve: frika. Kështu, ai u përpoq ta rrethonte veten me njerëz që mund t’u besonte – ata që ia detyronin gjithçka atij personalisht. Përderisa Khrushchev kishte lidhje shumë të forta me Ukrainën, ai e formoi enturazhin e tij me njerëz prej andej. Në të përfshihej Leonid Brezhnev, të cilin Khrushchev e kishte bërë më parë Sekretar të Parë të Zaporizhia dhe më pas të Komitetit të Oblastit të Dnipropetrovsk, përpara se ta promovonte si Sekretar të Parë në Moldavi. Ai e ruajti edhe pas skandalozes “aferë Pavlenko”, duke e bërë fillimisht Sekretar të Dytë dhe më pas të Parë të Partisë Komuniste të Kazakistanit, përpara se ta sillte në Moskë në 1956, ku u bë një prej sekretarëve të Komitetit Qendror dhe kandidat i Presidiumit. Në të përfshiheshin Volodymyr Semychastnyi, të cilin Khrushchev e bëri Sekretar të Personelit të Komsomolit Ukrainar dhe më pas e shpëtoi kur doli se vëllai i tij qe dënuar me 25 vjet burg për “bashkëpunim me gjermanët”. Khrushchev i shkroi një letër Stalinit, ku personalisht i lutej për Semychastnyi. Figurë tjetër ishte Marshalli Rodion Malynovskyi, të cilin Khrushchev e shpëtoi nga fshesa e Stalinit në 1942 pas humbjes në Betejën e Kharkiv dhe braktisjes së Rostov. Në këtë grup përfshiheshin edhe Mykola Pidhornyi, Dmytro Polianskyi dhe Petro Shelest. Të gjithë ia detyronin pozicionet e tyre Khrushchev. Pas Plenumit të qershorit 1957, Khrushchev e bëri Brezhnev anëtar Presidiumi të Komitetit Qendror (Politbyroja e ardhshme) dhe President të Presidiumit të Sovjetit Suprem, Malynovskyi Ministër Mbrojtjeje, Semychastnyi shef të KGB-së, Pidhornyi Sekretar të Parë të Partisë Komuniste Ukrainase dhe Sekretar të Komitetit Qendror, Polianskyi anëtar të Presidiumit të Komitetit Qendror dhe Zëvendëskryetar të Këshillit të Ministrave, Shelest Sekretar të Parë të Komitetit Rajonal të Kievit dhe më pas (kur Pidhornyi shkoi në Moskë) Sekretar të Parë të Partisë Komuniste Ukrainase. Dhe, sigurisht, Kyrychenko. Khrushchev e mori me vete në Moskë dhe e bëri Sekretar të Dytë të Komitetit Qendror (në thelb, njeriu i dytë i partisë). Kyrychenko fitoi influencë dhe pushtet të madh. Asnjë ukrainas nuk qe ngritur aq lart në hierarkinë sovjetike deri më atëherë – çdo njeri besonte se Kyrychenko aktualisht do të ishte “pasuesi”.

“Ukrainasit kryesorë” u pasuan në Rusi nga të tjerët: Kyrylenkos, Dovhopols, Yermashes, Konotops, Demydenkos, Neporozhniys dhe Harbuzovs. Këta “emigrantë” mbanin pozicione drejtuese në organizatat partiake rajonale, ministritë, departamentet, komitetet, Komitetin Qendror dhe Këshillin e Ministrave. Në librin e tij “The Roots of Stalinist Bolshevism”, Aleksandër Pyzhikov nënvizon se nuk kishte pasur një pushtim të tillë ukrainas në hierarkinë e pushtetit rus qysh nga ditët e të famshmit “infeksion ukrainas” në epokën e Pjetrit të Madh dhe Ivan Mazepa. Çfarë do të kishte ndodhur sikur ukrainasit e “Khrushchev” të kujtoheshin se aktualisht qenë ukrainas? Khrushchev ndjente simpati ndaj “ukrainasve të tij” (dhe gjithçka të lidhur me Ukrainën). Ai ishte i gatshëm që t’i falte ata për shumë gjëra që që do t’u shkaktonin fatkeqësi të tjerëve. Për ironi të fatit, ngjitja e shpejtë e Kyrychenko, ukrainasit të parë në rangjet e larta e pushtetit sovjetik, përfundoi nga një skandal në dimrin e 1959, kur Sekretari i Dytë pati një grindje të ashpër me të Parin se plumbi i kujt e kishtye vrarë një derr gjatë një séance gjuetie në Zavidovo.

Përmirësimi i jetës 
Me rënien e komponentit ideologjik të regjimit komunist, burokracia sovjetike u bë gjithnjë e më e fortë dhe donte ta ruante pozicionin e saj sa më shumë që të ishte e mundur, me qëllim që lirisht dhe gjithnjë e më shumë të përfitonte avantazhet që ajo sillte. Megjithatë, Khrushchev ishte tejet autoritar dhe i paparashikueshëm – pothuajse shpërtheu dy herë Luftën e Tretë Botërore (me Krizën e Berlinit të 1961 dhe të Raketave të Kubës të 1962), shpërtheu Bombën Car (një bombë masive me hidrogjen) në Novaya Zemlya dhe e tmerroi nomenklaturën me eksperimentet ekonomike (sidomos në bujqësi) dhe sulmet ndaj artistëve, ndërkohë që sillej si palaço në skenën ndërkombëtare. Por më e keqja e të gjithave: Sekretari i Parë nisi të luftojë kundër privilegjeve të nomenklaturës partiake! Asnjeri nuk dridhej përpara tij siç dridhej përpara Stalinit, pasi e dinin se nuk do të kishte burgosje apo ekzekutime masive. Pa pasjen e frikës, nuk kishte më nevojë për bindje. Khrushchev kishte irrituar çdo njeri dhe “ukrainasit e tij” (që qenë të privilegjuar, që do të donte të thoshte se ndjeheshin të detyruar që të “irrituar” përpara kujtdo tjetër) drejtuan pakënaqësinë dhe shumë qenë të tillë: ushtria e kishte në grykë nga reduktimet e personelit dhe shkurtimet në buxhet, banorët e qyteteve prej përkeqësimit të gjendjes së furnizimeve dhe çmimeve në rritje, fshatarët prej shkurtimeve në subvencionet bujqësore dhe ndalimin në mbajtjen e bagëtive dhe intelektualët prej skandaleve si “Ekspozita e Buldozerit”. Duke folur dikur kundër “kultit të individit” të Stalinit, Khrushchev nisi të krijojë të tijin, por pa frikën e kamionëve që të merrnin në shtëpi natën, ai degjeneroi në “Nikita Njeriu i Misrit”. As masakra e Novocherkassk e vitit 1962 nuk ndryshoi gjë – një prej sloganeve të revoltës ishte “Bëjeni copa-copa Khrushchev!”, që përmbante jo vetëm zemërimin ndaj një ekzistence në gjendje gjysmë të uritur, por edhe përçmim për liderin. Populli i Rusisë nuk ishte i frikësuar nga ky diktator, kështu që nuk e deshën. Ai ishte popullor vetëm si personazh barsoletash. Eventualisht, nivelet më të larta të partisë vendosën se i kishte ardhur fundi. Aleksandër “Iron Shurik” Shelepin, një Sekretar i Komitetit Qendror dhe joukrainasi i vetëm midis konspiratorëve kryesorë, konsideronte Brezhnev dhe Pidhornyi si iniciatorë të puçit (vetëm ata qenë të aftë për shkak të pozicioneve të tyre në hierarkinë shtetërore dhe partiake). Atyre iu bashkuan më pas të tjerë – Semychastnyi, Polianskyi, Shelest dhe Malynovskyi. Pastaj këtyre ju bashkuan shumica e Komitetit Qendror, bile edhe kryeideologu Suslov dhe kryeekonomisti Kosygin, Zëvendëskryeministri i Parë (ky i fundit pyeti në fillim: “Me kë është KGB-ja?” dhe e dha pëlqimin kur mësoi se KGB-ja qe në anën e konspiratorëve), sa vijon përmenden si motive për shkarkimin e Khrushchev: a) rënia ekonomike, b) kolapsi i sektorit të bujqësisë, dhe c) një stil autoritar e brutal qeverisjeje. Brezhnev dhe Pidhornyi bënë një punë të madhe përgatitore. Siç kujton Shelepiin: “Brezhnev dhe Pidhornyi folën me çdo anëtar të Presidiumit dhe çdo sekretar të Komitetit Qendror. Ata biseduan gjithashtu edhe me sekretarët e Komiteteve Qendrore të republikave dhe të organizatave të tjera të mëdha deri të komiteteve të qyteteve”. Përderisa pozicioni i organizatës së partisë ukrainase ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm, Brezhnev dhe Pidhornyi zhvilluan takime të përsëritura joformale me Shelest, Sekretarin e Parë të saj. Në një takim, Brezhnev shpërtheu në të qara (përgjithësisht ishte njeri që qante). Shelest ra dakord dhe, nga ana e tij, nisi bisedimet me anëtarët ukrainas e Komitetit Qendror (dhe kishte jo më pak se 36 prej tyre!). shumica ra dakord t’i kundërvihej Khrushchev, bile edhe miku i tij Demyan Korotchenko, Presidenti i Presidiumit të Sovjetit Suprem Ukrainas. U bë e qartë se asgjë nuk mund ta shpëtonte më Nikita Sergeyevich.

Marrë nga Bota.al

( Vijon )
Sigal