Ndërtimet pa leje, kryebashkiaku i Lezhës: Grupet e punës në terren

545
Sigal

Prishja ndërtimeve pa leje dhe atyre me leje që bien ndesh me projektet infrastrukturore në qytetin e Lezhës, do të jetë thjesht çështje ditësh. Fondi për kompensimin e pronarëve te objekteve tashmë është miratuar nga Qeveria Shqiptare dhe pritet vetëm kalimi tyre në llogarinë e Bashkisë së Lezhës.
 
Bëhet fjalë për objekte biznesi që ndodhen kryesisht pranë Lumit Drin, në disa segmente rrugore që janë në ndërtim si edhe në zonën muzeale pranë vendvarrimit të Skënderbeut.
 
Një fakt i tillë është konfirmuar vetë kreu i Bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj, i cili ka deklaruar se grupet e punës tashmë janë në terren për evidentimin e këtyre objekteve që do të jenë pjesë e aksoni të INUK.
 
Janë një numër i konsiderueshëm objektesh që do të jenë pjesë e aksionit të INUK në Lezhë, kjo për shkak se janë dhënë edhe leje ndërtimi të shumta në kundërshtim me ligjin.