Ndërtime pa leje, 1.4 vite burg për Florenc Hoxhën

510
Ish- kreu i policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Tiranës, Florenc Hoxha, është dënuar nga gjykata e Tiranës me 1 vit e 4 muaj burg. Dënimi i tij u dha nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, për shkak se ka lejuar një ndërtim pa leje. Hoxha u denoncua nga një familje në Tiranë, e cila tha se po i merrej prona në rrugën “Reshit Petrela”, gjatë vitit 2012 duke u bërë një ndërtim pa leje. Ndërtimi pa leje përfundoi një karburant, i cili dy vite më pas do të prishej nga Inspektoriati Ndërtimor Kombëtar, si një objekt pa leje. Sipas Prokurorisë, Hoxha me veprimet e mos veprimet e tij ka lejuar ndërtimin e objektit pa leje edhe pse ligji i jepte të drejtë ta prishte dhe të kallëzonte ndërtuesin abuziv.
Sigal