Sigal

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, bëri të ditur  përmes një njoftimi në Facebook se, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën.

Mesazhi i Xhaçkës:

“Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim. Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!”