Ndërron jetë një nga punëtorët që u plagos nga shpërthimi i transformatorit

147

Ndërron jetë një nga punëtorët që u plagos nga shpërthimi i transformatorit.

Sipas policise ngjarja ka ndodhur ne autostradën Tiranë – Durrës, ku ne nje objekt qe po rikonstruktohej ka shperthyer nje transformator i tensionit te larte.

Informacioni nga policia 

Rreth orës 12.00, në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruksion si pasojë e një shkëndie elektrike ka shpërthyer një transformator elektrik.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti shtetasit GJ. S, S. Ç dhe F. Ç të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e metejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Informacioni nga OSHEE

Për shkak të punimeve të nje kompanie, në autostradë, ku dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST, cka ka shkaktuar masë, ka mbetur për disa minuta i stakuar NST Kashar.
Ky defekt la pa energji bizneset përgjatë autostradës, zona e Kamzës, Vora dhe Mëzez.
Grupi i punës së avarisë së OSHEE mori masa për furnizimin menjëherë të nstacionit me linjën rezervë dhe aktualisht kanë marrë energji të gjithë zonat e lartpërmendura.
Aktualisht kemi stakuar për masë vetëm fiderin që furnizon me energji zonën pranë Coca Colës.