Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare shkrimtari Amik Kasoruho

63

TIRANË- Ka ndërruar jetë shkrimtari, përkthyesi dhe publicisti, Amik Kasoruho në moshën 82-vjeçare nga nja atak kardiak. Familjarët e shkrimtarit kanë bërë të ditur se Amik Kasoruho ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, rrugës për në spital. Shkrimtari vuante nga një sëmundje në mëlçi, ndërsa mbrëmë ka pësuar disa komplikacione në zemër dhe ka ndërruar jetë pa shkuar në spital.
Veprat

Amik Kasoruho ka lindur më 1932 në Tiranë. Ai është autor i disa librave: “Një ankth gjysmëshekullor” (1997), “Çmimi i një ëndrre” botuar në Itali (2000), “Midis qiellit dhe burgut” dhe romanin autobiografik “Ikje nga trilli i perëndive”. Amik Kasoruho ka përkthyer në shqip vepra nga Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick O’Brian, John Selby etj. Është fitues i çmimit special të jurisë në konkursin Eks & Tra për shkrimtaret emigrantë në vitin 1999. Në 2000 ka marrë çmimin “Civitas – Arberia 2000 Calabria” për mirëmbajtjen e revistës italo-shqiptare të arbëresheve “Katundi Ynë”.