Ndërrimi i viteve, errësirë dhe tragjedi për shqiptarët, gjysma e vendit pa drita

583
Sigal

Bilanc tragjik si në asnjë vend tjetër të Botës: Dy të vrarë me armë zjarri, 5 të vdekur nga i ftohti, një i vrarë në aksident e 26 të tjerë të plagosur rëndë. Policia e strukturat e shtetit inekzistente

Bilanc i rëndë si rrallë ndonjëherë në festën e ndërrimit të viteve dhe orët e para të 2005-s. Errësirë, tragjedi me viktima nga armët e zjarrit e aksidentet me të paktën 3 viktima e 26 të gjymtuar,  viktima nga të ftohtit(vdekje në banesë apo ngrirje në rrugë mbi 5 vetë), pa përgjegjshmëri dhe inekzistencë e plotë e strukturave shtetërore për të përballuar një situatë jo aq të rëndë e për të cilën paguhen nga xhepat e varfër të shqiptarëve. Ky është bilanci tragjik për Shqipërinë, tashëm i ‘prekur’ nga vendas dhe të huaj. Nuk bëhet fjalë për në Europë, por ndoshta dhe në ndonjë cep të globit ku nuk ka luftë frontale që një nga festat tradicionale të kalohet masivisht në errësirë dhe të shënohen kaq viktima. Po shteti, strukturat e tij!?. U mjaftuan me arrestimin e 4 punonjësve të rrugëve në Qafë Thanë-Pogradec se ‘nuk hodhën kripë në rrugë’. Këtu nuk bëhet fjalë më për papërgjegjësi, por për fyerje. Dhe fyerja shkon më tej kur në komunikatën zyrtare të OSHEE, në justifimik të errësirës për ditë netët e festës pohuan se ‘..falënderojmë qytetarët që ishin në errësirë për mirëkuptimin…”!. Për një logjikë normale, e në një vend normal, kjo është krejtësisht e papranueshme. Por është realitet, ndonëse i dhimbshëm e tragjik që vetëm në Shqipëri pranohet. Normalisht pyetet: Ku ishte Ministri i Rrugëve, ku ishte Ministri i Brendshëm, po vartësit e tyre në këto orë?! Dhe përgjigja është fare e thjeshtë.

TRAGJEDITË

Pa u shuar ende tingëllima normale e takimit të gotave për ndërrimin e viteve, plas lufta me armë në Vlorë. Shënohen dy viktima, njëra femër, studente e ardhur nga jashtë vendit për pushime si dhe një tjetër i plagosur rëndë. Policia u mjaftua me një komunikatë të thatë për motivin dhe se ka kapur një nga autorët. Që të shtrohet pyetja se si mundet që në dit festash, kur policia kalon në gatishmëri nr 1, njerëz me apo pa precedentë penalë të lëvizin lirisht me armë e të kryejnë krime, në këtë situatë që po bëhet e përditshme, është apo mendohet një pyetje pa vend. Policia numëron ‘sukseset’ dhe krenohet se ‘në vitin 2014, ka pasur 5 vrasje më pak se një vit më parë!?”. Një furgon përplaset dje me një autobus të linjës në Delvinë ku shënohet një viktimë e 5 të plagosur. Sigurisht, policia që shkon në vendin e ngjarjes (çuditërisht rrallë ndodh të jetë ndonjëherë aty)… Po dje, në Tiranë, shënohen 4 të plagosur nga aksidentet automobilistike. Ndërsa në të njëjtën ditë, në mbrëmje, përplasen automjetet e shënohen të tjerë të plagosur.  Ndërsa për dy viktimat në Berat që u asfiksuan nga gazi, shteti, sigurish i ka ‘larë duart’, pasi ftohtë ishte, donin të ngroheshin, të kujdeseshin vetë!!!.

IZOLIMI NGA BORA DHE ERRËSIRA

Dje, u arrestuan 4 persona për abuzim më detyrën në segmentin e pakalueshëm Qafë Thanë-Pogradec. Ndoshta, dhe kështu duhej bërë… Po ‘nuk lahet skandali’ i errësirës kështu që këto dit pushtoi vendin. Pjesa më e madhe e Librazhdit, është në errësirë që prej më shumë se një jave. Bulqiza po ashtu, Dibra gjithashtu. E njëjta situatë pothuaj në jug e veri, kudo në zonat rurale. Sikur të mos mjaftonte kjo panoramë e zymtë dhe e dhimbshme, zbulohet dhe një skandal tjetër seksual, pikërisht në krye spitalin e vendit në Tiranë, aty ku ministrat e zyrtarët thonë që ‘është përmirësuar shërbimi shëndetësor’, ‘ka siguri për pacientët në çdo sekondë të ditës’.  Dhe çdo fjalë, përballë kësaj situate konkrete e të dhimbshme, mendojmë se do të vazhdojë të bjerë në ‘veshë të shurdhër’ të qeveritarëve tanë!!!!