Ndërpritet greva e të larguarve nga administrata, në ditën e 15-të

495
Sigal

TIRANE- Grevistët e urisë të shkarkuar nga administrata ndërpresin grevën e urisë në ditë e 15 të saj. Kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga Puna, Nertila Qafzezi në një deklaratë për media tha se “arritëm të sensibilizojmë opinionin publik dhe institucionet ndërkombëtare”.  Qafzezi: Kryeministri Rama dhe qeveria e tij nuk reagoi për grevën tonë. Vendosëm që të ndërpresim grevën e urisëPritëm prej 15 ditësh një përgjigje nga kryeministri. Morëm mbështetjen e Fyles që çështja jonë do hetohet. Janë larguar nga puna 8 mijë punonjës. Greva e urisë në kushte shumë të vështira, në qiell të hapur. Sensibilizuam opinionin dhe ndërkombëtarët për grevën. Gjendja e disa grevistëve shumë e vështirë. Falenderojmë opozitës, avokatja e kërkesave tona. Do të vazhdojmë luftën për plotësimin e 5 kërkesave tona