Nderohet dede Reshat Bardhi. Busti i tij vendoset në qendër të qytetit të Ballshit

809
Nga Kujtim BORIÇI
Kryegjyshi Botëror Bektashian, Dede Edmond Brahimaj: “Vendosja e bustit, vlerësim për kontributin e dede Reshatit dhe bektashizmit për paqe, mirësi, dashuri e atdhe!”
Si rrallë herë, ditën e djeshme, qyteti i Ballshit dhe gjithë Mallakastra, kanë përjetuar një ditë të veçantë festive që lidhen me dy evenimente të rëndësishme, pelegrinazhi vjetor tradicional në teqenë bektashiane të Greshicës si dhe ceremoninë e vendosjes së bustit të klerikut dede Reshat Bardhi në qendër të qytetit të Ballshit, vendim dhe iniciativë e Këshillit Bashkiak të këtij qyteti, në bashkëpunim me Selinë e Shenjtë Bektashiane në Tiranë, e përkatësisht, Kryegjyshit Botëror Bektashian, Hirësisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Ibrahimaj.

“Vendosja e bustit të myrshidit tim, dede Reshat Bardhi në qendër të qytetit të Ballshit është, jo vetëm vlerësim për kontributin e këtij kleriku bektashian, por dhe për vetë besimin tonë që ka devizën ‘Pa fe nuk ka atdhe’ dhe po gjejnë shtrirje në Shqipëri e mbarë botën, duke shtuar përditë e më shumë armatën tetëmilionë besimtarëve tanë në gjithë globin. Dua të shpreh mirënjohje dhe të bekoj me këtë rast Këshillin Bashkiak të Ballshit, Kryetarin e Bashkisë, Agron Kapllanin për këtë vendim dhe vlerësim për bektashizmin, si dhe besimtarin Kujtim Jazaj që krahas të tjerave, mundësoi financiarisht ndërtimin e kësaj vepre”- shton mes të tjerave Kryegjyshi Botëror Bektashian.

Kryegjyshi Botëror, Dede Edmond Brahimaj
Dita e djeshme, qy përmblidhte ishte e planëzuar në dy aktivitete të njëpasnjëshme: ishte e planëzuar në dy aktivitete të njëpasnjëshme: Cemoninë tradicionale vjetore të 4 marsit të pelegrinazhit në teqenë e Greshicës si dhe atë të përurimit të bustit të dede Reshat Bardhit në qendër të qytetit të Ballshit. Ky aktivitet masiv, si rrallë ndonjëherë, kishte mbledhur besimtarë vendas, të ardhur nga trevat shqiptare brenda e jashtë kufirit, klerikë bektashianë të këtyre trevave, përfaqësues të të gjithë forcave politike dhe besimtarë të shumtë. Ishin të pranishëm gjithashtu dhe Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Agron Kapllani, deputeti Enkeleid Alibeaj e funksionarë të tjerë shtetërorë. Në të dy ceremonitë, fjalën përshëndetëse, e mbajti Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësai e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili, mes të tjerave tha: 

“Është kënaqësi e veçantë për mua të marr pjesë në gëzimin e kësaj dite këtu në qytetin e Ballshit në vendosjen këtu në qendër të qytetit të bustit të dede Reshat Bardhit…. Më lejoni t’ju kujtoj sot të gjithëve, se më 5 nëntor të vitit 2009, ndërsa vizitonte teqenë e Drizarit, dedei ynë Reshat Bardhi, do të thoshte midis të tjerave në fjalën e tij: “Tek populli i vuajtur i Mallakastrës, ne klerikët bektashianë gjetëm, jo vetëm mikpritjen e trashëguar nga brezi në brez, por edhe forcën tonë për të besuar, se dera e Haxhi Bektash Veliut, nuk do të mbyllej kurrë”. Ai e deshi Mallakastrën me po atë dashuri siç deshi Kukësin që e lindi, siç deshi Tiranën, që ndonëse punoi për 25 vjet punëtor krahu, gjeti kohën e na priti ne, besimtarëve ilegalë, duke mbajtur në shpirtrat tanë, të pa fikur dhe të palëkundur besimin në Zot. Prandaj vendosja e bustit të tij në sheshin e qytetit tuaj, është një vlerësim jo vetëm për klerikët bektashianë, jo vetëm për sakrificat e tyre në shërbim të Zotit dhe kombit, por edhe një gjest qytetarie, me anë të të cilit ju respektoni sot brezat e besimtarëve në krejt Mallakastrën. Gjej rastin të falënderoj me respektin më të madh Këshillin Bashkiak të Mallakastrës, vëllanë tonë dhe tuajin Agron Kapllanaj si dhe zotin Kujtim Jazaj për kontributin e vazhdueshëm të tij në ringritjen e objekteve tona të kultit.”

Amin!
Përshëndetje të tjera
Pas kryegjyshit Botëror Bektashian, përshëndeti Kryetari i Bashkisë së Ballshit, Agron Kapllanaj. “Ndjehem tejet i lumtur sot, se më së fundi, ne mallakastriotët, nderojmë klerikun bektashian, dede Reshat Bardhin, që mes të tjerave, ka qenë mes nesh, në teqenë e Drizarit për 10 vite, në një kohë të vështirë, duke lënë gjurmë të pashlyera si klerik e si njeri. Por dhe më pas, në ringritjen e besimit e institucioneve bektashiane në Shqipëri e jashtë saj. Pra, me ngritjen e bustit në qendër të qytetit, ne si Bashki bëmë detyrën tonë, por që duhet theksuar dhe kontributi i rëndësishëm i dede Edmond Brahimajt dhe bashkëqytetarit tonë Kujtim Jazaj në financimin e ngritjes së bustit”- shtoi ai.

Më pas, përshëndeti deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Enkelejd Alibeja. Ndër të tjera ai tha: “Jam i lumtur që marr pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm në mirënjohje e vlerësim të ish-Kryegjyshit Botëror Bektashian, dede Reshat Bardhi, njeriut që punoi në një kohë tejtër të vështirë në Drizar, por të theksoj dhe një mesazh të mirë që na japin ne me këtë vendim dhe pjesëmarrje në aktivitet, banorët e Mallakastrës, atë të mirësisë, vëllazërisë, bashkimit të njerëzve pa dallim bindje fetare e politike, në të mirë të vetes së tyre, shoqërisë e vendit. Dua të përshëndes me këtë rast Kryegjyshin Botëror dede Edmond Brahimaj për punën e palodhur në forcimin e besimit bektashian dhe mesazhet e unitetit, mirësisë, paqes e lirisë, si elementë të domosdoshëm për shtimin e besimit në Zot dhe forcimit të ndjenjës së atdhetarisë.”

Pas tij përshëndeti të pranishmit dhe ish-deputeti Pirro Lutaj:”Vendosja e bustit të dede Reshatit në qendër të qytetit tonë dhe kjo pjesëmarrje e madhe në nderim të tij, pa dallime partiake e fetare do të theksoja, është një mesazh i qytetarëve për të gjithë ne, për më shumë dashuri e mirësi”-pohoi Lutaj.

Ndërsa në esencë, në fjalën e tij të shkurtër, biznesmeni Hajredin Fratari, vuri në dukje rolin e tymuar të dede Reshatit për bektashizmin dhe krenarinë si mallakastriot për vlerësimin që i bënë atij me vendosjen e bustit në qendër të qytetit. 

Kujtim Jazaj, ndër të tjera pohoi: “Në Greshicë e Mallakastrën tonë, për gati një dekadë, dede Reshat Bardhi shërbeu pranë myrshidit të tij dede Ahmet Myftarit, në atë kohë tejet të vështirë, duke qenë burim këshillash e shpresash për të ardhmen, përballë vështirësive të shumta që u solli jeta… Me vendosjen e bustit të tij në qendër të qytetit të Ballshit, dede Reshatin do ta kemi më pranë. Dua të shpreh mirënjohjen me këtë rast për, Kryegjyshin Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili me punën e përkushtimin e tij në shërbim të besimtarëve bektashianë në gjithë botën, përherë e më shumë po shton radhët e besimtarëve, duke predikuar paqen, atdhetarinë, mirësinë dhe dashurinë për njeri-tjetrin, si dhe për Këshillin Bashkiak të Mallkastrës dhe Kryetarin e Bashkisë, Agron Kapllani për vendimin dhe vendosjen e bustit të dede Reshatit!”

Ditë festive
E gjithë dita e djeshme, ishte një festë për qytetin e Ballshit. Ceremonia e zbulimit të bustit të dede Reshat Bardhit, u shoqërua me një program të grupit folklorik të Mallakastrës, përgatitur enkas për këtë eveniment. Në këtë mënyrë, aktivitetet së dielës në këtë qytet, me një pjesëmarrje masive në ‘to, nën një kohë me rreze dielli e ngrohtësi natyrore, sollën më tepër paqe e dashuri mes të pranishmëve, më shumë shpresë e besim tek Zoti si dhe më tepër reflektim e angazhim për më mirë në të ardhmen.
“Dede Edmond Brahimaj: Vendosja e bustit të myrshidit tim, dede Reshat Bardhi në qendër të qytetit të Ballshit është, jo vetëm vlerësim për kontributin e këtij kleriku bektashian, por dhe për vetë besimin tonë që ka devizën ‘Pa fe nuk ka atdhe’ dhe po gjejnë shtrirje në Shqipëri e mbarë botën, duke shtuar përditë e më shumë armatën tetë milion besimtarëve tanë në gjithë globin. Dua të shpreh mirënjohje dhe të bekoj me këtë rast Këshillin Bashkiak të Ballshit, Kryetarin e Bashkisë, Agron Kapllanin për këtë vendim dhe vlerësim për bektashizmin, si dhe besimtarin Kujtim Jazaj që krahas të tjerave, mundësoi financiarisht ndërtimin e kësaj vepre”
Sigal