Ndërhyrje në hetim/ Përfaqësuesit e misionit PAMECA thirren në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

518
Sigal

Gazeta Telegraf/ Përfaqësuesit e misionit
PAMECA, janë thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pas raportit të
publikuar në media, ku prokuroria kritikohej për disa çështje, mes tyre ajo e
Shullazit” dhe “Elvis Rroshit”.Sipas burimeve, drejtues të prokurorisë kanë
shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me raportin, i cili “konsiderohet si një
ndërhyrje në hetim. Raporti ka dëmtuar imazhin e prokurorisë. Ai ndërhyn në
çështje konkrete. Raporti është formuluar jashtë objektit të punës së
misionit”.Raporti kritikonte nisjen e hetimeve të prokurorisë ndaj drejtorit të
përgjithshëm të policisë, Haki Çako, duke u konsideruar si thjesht dyshime që
rrezikuan vijimin e punës së policisë.“Nuk kishte asnjë të dhënë që pajisja
“IMSI Catcher” të ishte në gjendje të kryente përgjime”, thotë Misioni i
Asistencës së BE, i cili ofron në vendin tonë ndihmë për agjencitë e zbatimit
të ligjit, veçanërisht për policinë dhe Prokurorinë e Përgjithshme.Çështje
tjetër e cila po ashtu bëri bujë është edhe arrestimi i kryebashkiakut të
Kavajës, Elvis Roshi, i cili më pas u dërgua në shtëpi nga gjykata.Sipas ligjit
të Dekriminalizimit, i dyshuari nuk kishte pohuar të gjithë informacionin për
problemet ligjore në vendet e tjera. Por PAMECA thotë se vendimi që dha gjykata
fillimisht me “arrest me burg” për Roshin nuk kishte një arsyetim serioz se
përse u shpall ky verdikt, duke hedhur dyshime e duke e konsideruar si
tendencioz çdo qëndrim miratues të gjykatës ndaj kërkesave të prokurorisë për
dosje sensitive.