Ndalohet shqiptari me 200 mijë euro drogë në makinë, ja ku e kishte kamufluar

Autoritetet italiane në Peskara kanë ndaluar një 24-vjeçar shqiptar pasi e kapën me drogë në automjet.

Gjatë kontrollit rutinë në një prej rrugëve kryesore, policia ndaloi të riun shqiptar dhe filloi kontroll të imtësishëm pas nervozizmit të treguar nga 24-vjeçari.

Ai e kishte fshehur drogën në pjesën e motorit pas krijimit të një kutie kamufluese të posaçme për ta fshehur drogën, dhe autoritetet italiane thanë se ishte plot 1 kg kokainë.

Nëse do të ishte shitur në treg kjo sasi droge do të arrinte përfitimin e 200 mijë eurove. Ky ndalim erdhi pas disa operacioneve të rëndësishme të kryera nga karabinierët e Peskarës që çuan në arrestimin e 15 personave.