Sigal

RINAS – Një person është arrestuar ditën e sotme në aeroportin e Rinasit për mosdeklarim të shumave monetare në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas  gjatë përpunimit të pasagjerëve të linjës ajrore me intinerar “Tiranë – Stamboll – Shangai- Kinë”, përzgjodhi për kontroll, pasi kishte kaluar zonën e kontrollit doganor  shtetasin A.D., ku  gjatë kontrollit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 84000 $ USD Amerikan dhe një sasi prej 3500 Euro, shumë të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në zyrën doganore në mënyrë vullnetare.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore shtetasi A.D., 33 vjeç, banues në Tiranë është proceduar  në gjëndje të lirë për veprën penale ”Mos deklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”, parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal dhe materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme .