Ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim për dhunë në familje

543
Sigal

Policia e Fierit ka ndalur  2 shtetas të shpallur në kërkim, nën akuzën e “Dhunës në familje”.

Shtetasi R.P, 31 vjeç, banues në Roskovec, ishte shpallur në kërkim pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit Z.P, 69 vjeç.

Gjithashtu shtetasi A D, 47 vjeç, banues në Fier, ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Apelit Vlorë dhe ishte dënuar me “arrest me burg”, pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases Xh.D.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.