Ndalohet autobusi në Kakavijë, kapen 3 klandestinë shqiptarë, njëri i dënuar për vjedhje

589
Policia greke ka ndaluar një autobus në aksin Janinë-Kakavijë në vendin e quajtur Kallpaq. Autobusi i cili u ndalua ishte i linjës Greqi-Shqipëri. Brenda në autobus janë gjetur 3 klandestinë shqiptarë, të moshës 20, 32 dhe 43 vjeç.
Ata kishin si qëllim të hynin ilegalisht në Shqipëri. Sipas burimeve të mbrëndshme 43-vjeçari donte të dilte nga Greqia pasi ishte person në kërkim në këtë shtet.

Ai ishte i dënuar me 6 vite e 4 muaj burg për vjedhje dhe vepra të tjera penale. Gjithashtu po hetohen dhe dy klandestinët e tjerë për arsyet se pse donin të dilnin ilegalisht.

Në pranga përfundoi dhe drejtuesi i autobusit, shtetas shqiptar i moshës 52 vjeç.
Sigal