Ndalohen 4 policë kufitarë të Qafë Botës

533
Sigal

Policia e Sarandës ka shoqëruar këtë të enjte katër punonjës të Policisë Kufitare në komisariat.

Mësohet nga burime policore se efektivët e ndalur janë kontrollorë të pikës së kalimit në Qafë-Botë. Shoqërimi i tyre është bërë nga Shërbimi i Çështjes së Brendshme dhe Ankesave (SHCBA)

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar tashmë urdhërarrestet për katër efektivët e shoqëruar.

Ende nuk ka detaje për shkeljet që mund të kenë kryer, por priten detaje të reja rreth arsyes së shoqërimit të katër kontrollorëve të pikës kufitare Qafë-Botë.