Ndalohen 2 grekë në kufirin shqiptar, kapen me 22 kg marijuanë

443
Sigal

Dy shtetas grekë janë ndaluar nga policia në kufirin greko-shqiptar pasi u kapën me drogë.
Kur policia i bëri me shenjtë shoferit 31-vjeçar të ndalonte, ai nuk u bind por shtoi shpejtësinë për t’iu shmangur kapjes.

Gjatë përpjekjes për t’u larguar në Kostur, u hodhën 3 çanta nga mjeti. Megjithatë policia arriti ta ndalonte makinën.
Në pranga ranë drejtuesi grek dhe pasagjerja me të njëjtën shtetësi e moshës 20-vjeçare.

Në çantat e hedhura nga makina u gjetën 21 pako me 22 kg e 340 gram marijuanë.
Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 celularë e tre karta.