Ndalimi i 3 punonjësve, reagon Bashkia e Pogradecit: Ishin në krye të detyrës

488
Bashkia e Pogradecit dënon ashpër ndalimin e 3 punonjësve të Ndërmarrjes së Gjelbërimit nga Policia e Shtetit. Në deklaratën për media nënvizon se punonjësit e Bashkisë ishin në krye të detyrës duke krasitur pemët përgjatë bulevardit kryesor.
Deklarata e bashkisë Pogradec:
Bashkia e Pogradecit dënon ashpër ndalimin e 3 punonjësve të Ndërmarrjes së Gjelbërimit nga Policia e Shtetit. Sot, në përmbushtje të detyrës së tyre, punonjësit Kristo Pura, Qani Nurka dhe Altin Rushiti janë shoqëruar pranë Komisariatit të Pogradecit. Vërejmë se punonjësit e Bashkisë ishin në krye të detyrës duke krasitur pemët përgjatë bulevardit kryesor i cili prej ditësh po sistemohet për të qënë gati në hapjen e sezonit turistik. Bashkia e Pogradecit i është drejtuar zyrtarisht Prefektit dhe Policisë për këtë tejkalim të kompetencave të Policisë së Shtetit dhe kërkojmë lirimin e tyre të menjëhershëm.
I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të mos ndikohet politikisht nga ish zyrtarë lokalë të korruptuar që janë punësuar në polici apo zyrtarë të tjerë që kërkojnë të pengojnë për qëllime politike Bashkinë por ti shërbejnë ligjit dhe interesave të qytetarëve. I bëjmë më dije qytetarëve se Bashkia e Pogradecit është në gadishmëri të plotë për ti dhënë qytetit të gjithë përgatitjen e duhur për të pasur një sezon turistik sa më të mbarë dhe se askush nuk do të pengojë Bashkinë në misionin e saj për ti shërbyer qytetarëve
Sigal