Ndahet papritur nga jeta gazetari 27-vjeçar Kreshnik Zeqaj

557
Një goditje në zemër është bërë shkak i ndarjes së papritur nga jeta në moshën 27-vjeçare të gazetarit Kreshnik Zeqaj. Kreshniku ka ndërruar jetë në Londër aty ku jetonte prej kohësh me vëllanë e tij. 
Në Shqipëri Zeqaj punoi për mediat më në zë ndër të cilat A1 Report ,”News24″ e Abc News, ku krijoi respektin dhe përkushtimin për punën ashtu sikurse e njohin dhe kolegët gazetarë.
Kolegët shprehin dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta dhe ngushëllojnë familjen e tij për këtë humbje të madhe jo vetëm familjen por p[ër të gjithë ata që e kanë njohur.
Ngushëllimeve të sinqerta familjarës së Kreshnikut i bashkohet dhe redaksia e Gazetës “Telegraf”
Sigal