Ndahet nga jeta në moshën 83 vjeçare Anida Take (Prodani)

990
Ndahet nga jeta  zonja e nderuar Anida Take (Prodani), sot më datë 12 janar, në moshën 83 vjeçare. Ndarja e saj nga jeta erdhi për shkaqe natyrore në shtëpinë e saj.
Sigal


Anida Take
Anida Take ka lindur në Korçë, më 2 prill 1934. Ajo ka spikatur që në moshë të re përvokalin e saj të veçantë. 
Në moshën 17-vjeçare, në vitin 1951, është emëruar si këngëtare profesioniste në Filarmoninë Shqiptare, përtëkaluarmë pas në Estradën e Shtetit. Në këtë institucion, Anida Take ka zhvilluar për plot 20 vjet aktivitetin më të rëndësishëm të karrierës së saj. Duke u përballur për çdo natë me publikun në interpretimin kryesisht të këngës shqiptare, Take u afirmua si një interpretuese cilësore dhe krijoi personalitetin e saj artistik. 
Kësaj periudhe i përkasin plot 19 mijë debutime të saj, në të gjitha skajet e Shqipërisë, duke filluar nga Tropoja e deri në Bilishtapo Konispol, duke fituarzemrat e një mase të gjerë të publiku tshqiptar. 
Gjatë 20 viteve të punës në Estradën e Tiranës, Anida Take është dekoruar me Medalje Pune “NaimFrashëri”, të klasit të II-të dhe të III-të. 
Zëri i Takes ka jehuar edhe në skenat e huaja, duke bërë një prezantim dinjitoz të këngës shqiptare, në koncertet e dhëna nëRusi, e Rumani gjatë vitit 1957, në Bullgari e Hungari me 1958, si dhe Kinë, Vietnam e Kore më 1961. 
Anida Take e vazhdoi aktivitetin e saj artistik edhe pas daljes në pension më 1972, duke qëndruar në skenën e Estradës së Tiranës dhe në skenat e rretheve si recitaliste. 
I përket pikërisht kësaj periudhe edhe një nga kulmet e karrierës së Anida Takes: dhënia e të parit recital në historinë e skenave shqiptare, në vitin 1983, gjatë të cilit këngëtarja 50 vjeçare interpretoi plot 25 këngë. Recitali u prit me shumë sukses dhe vijoi të shfaqej deri në vitin 1989 në shumë qytete të Shqipërisë, si Durrës, Berat, Sarandë, Delvinë, Pogradec e Korçë. 
Që prej vitit 1991, Anida Take u vendos në Austri, ku nuk e ndaloi aktivitetin e saj artistik. Që nga ai vit e deri në vitin 2001, ajo ka kënduar në aktivitete të ndryshme, përpara një publiku shqiptar e austriak. E gjithë kjo e ka ndihmuar këngëtaren e njohur të ruajë edhe sot një freski vokale dhe ëmbëlsi interpretative, gjithmonë me një profesionalizëm të spikatur.
Ajo u rishfaq në skenat e Tiranës, duke kënduar “live” në Festivalin “Kënga Magjike” të vitit 1999, ku edhe u dekorua nga Presidenti i Republikës, z. Rexhep Meidani, me Urdhërin “NaimFrashëri i Artë”, për kontribut të shquar dhe cilësi të lartë në interpretimin e këngës shqiptare, për talentin e saj të spikatur, që e vuri në shërbim të kombit të vet. 
Në Festivalin e 40-të të Këngës në RTSH nëvitin 2001, i është dhënë trofeu “Mjeshtër i Punës”. 
Gjatë karrierës së saj mbi gjysëm shekullore, Anida Take ka intepretuar një repertor prej 750 këngësh. Fatkeqësisht, disa prej perlave të interpretuara prej saj nuk ekzistojnë më në Fondin Shqiptar të Muzikës. 
Në emër të rigjetjes së tyre dhe risjelljes në vendin që u takon, Anida Take është angazhuar në moshën 69 vjeçare të interpretojë disa prej këngëve më të spikatura të krijuara nga bashkëshorti i saj, i paharruari Agim Prodani, por edhe autorë të tjerë të spikatur të pentagrameve të lehta, duke iu kujtuar brezave rrugën, nëpër të cilën ka ecur kënga e lehtë shqiptare, në etapat kryesore të së cilës, gjendet zëri i saj. Janë 16 këngë, që iu servirën publikut shqiptar të rinovuara dhe në një konceptim të ri orkestral, me ndihmën e djalit të saj. 
Zonja Anida Take u shqua si një artiste që këndoi “live” deri në fund të jetës së saj artistike, duke qenë e pranishme dhe e duartrokitur fort e me dashuri në shumë skena të rëndësishme të artit muzikor shqiptar.