Ndahet nga jeta ish zëvendësministri i Mbrojtjes, Nazar Berberi

2102
Është e vështirë të shkruash për një njeri të afërm, një mik, një shok, i cili është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 84 vjeçare. Qyteti i tij i lindjes, Pogradeci i ka dhënë lamtumirën e fundit burrit të urtë dhe të mençur Nazar Berberi. Lindi në Pogradec nga një familje e thjeshtë qytetare, arsimohet për mësuesi, madje punon për disa kohë si mësues, por ëndërra e tij ishte që të mbaromte shkollën ushtarake. Mbaron shkollën ushtarake dhe fillon ngjit shkallët e karrierës një e nga një që nga komandant toge, komandant kompanie, shef artilerie brigade më pas shef artilerie divizioni deri në zv.ministër i Mbrojtjes… Këtu karriera e Nazarit do të ketë një kulm, pasi në një stërvitje ushtarake në Voskopojë, në vitin 1959 merr pjesë edhe ish – Ministri i Mbrojtjes së Bashkimit Sovjetik të asaj kohe, Heroi i Popullit i Bashkimit Sovjetik, Zhukovi. Trupa që drejtonte Nazar Berberi, një grup artileri do të dali shkëlqyeshëm. Ai i drejtohet Ministrit të Mbrojtjes së asaj kohe, Beqir Ballukut dhe i thotë: Pa ma thirr këtu atë komandantin që ka përgatitur këtë grup artilerie. Afrohet Nazari me modesti dhe e takon Zhukovin.
– Dua të të shikoj ju komandant në qitje me topin “Obuz”, – iu drejtua Zhukovi. Nazari afrohet paranë topit, gradon shinjestrën e tij sipas distancës dhe godet në shenjë. Zhukovi tepër i kënaqur heq orën e dorës së tij “Pobjeda” dhe pistoletën e brezit “Makarov” dhe ia dhuron Nazarit duke i thënë: Artilierë të tillë janë shumë të rralllë jo tek ju, por dhe tek në në Bashkimin Sovjetik. Dhuratat e mikut sovjetik të asaj kohe, Nazari i ruajti me kujdes, madje ora e dorës “Pobjeda” nuk u hoq nga dora asnjë çast gjatë gjithë jetës së tij …
Emërimi si zv.Ministrër i Mbrojtjes
Në vitin 1975, me propozim të kryemninistrit të asj kohe Mehmet Shehut, ai emërohet zv.ministër i Mbrojtjes. Pas arrestimit të Beqir Ballukut dhe grupit puçist, kreministri i asaj kohe Mehmet Shehu kishte edhe detyrën e Ministrit të Mbrojtjes. Vetë Memet Shehu i jep Nazari të mbulojë si zv.ministër artilerinë, flotën detare dhe aviacionin. Nazari punon me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe fiton simpatinë e të gjitha strukturave të ushtrisë që mbulonte asaj kohe dhe të vetë kryeministrit Mehmet Shehu, i cili e kishte krahun e djathtë në Ushtri. Por në vitin 1981 pas vetvrasjes së Mehmet Shehut, në një plenium të zi të asaj kohe, Nazari do të akuzohej nga Enver Hoxha se kishte përgatitur një bastun në formën e një arme dhe donte të vriste Enver Hoxhën, që ishte në fakt një alibi e një mendjeje të sëmurë. Një fakt që asnjëherë nuk u vërtetua dhe Nazari në atë plenium shkarkohet si zv.ministër i Mbrojtjes, përjashtohet nga pleniumi pasi ishte antari i KQPPSH dhe më pas përjashtohet nga partia dhe dëbohet në një repart ushtark në përiferi të Fierit.
Përjashtimi dhe transferimi
Nuk kishte gjë më të shëmtuar, thoshte Nazari, më kishin lënë oficer, por të mos mbaja armë (pistoletë). Qëndroi në Fier deri sa erdhi demokracia në vitet 1990 dhe kthehet në Pogradec, në shtëpinë e tij të lindjes, ku jetoi deri në fund të jetës. Nazari përveç vuajtjeve të diktaturës që e masakroj, atij do t`i mbetej peng në zemër përjashtimi nga shkolla e lartë e fëmijëve të tij që ishin studentë: djalit Arbenit dhe të vajzës. Por në jetën e tij traumat shpirtërore nuk mbaruan. Para dy vjetësh i humbi jetën aksidentalisht djali i tij i vetëm Arbeni që ishte emigrant me llotari në SHBA…Kjo ishte një goditje fatale që e mbylli brenda mureve të shtëpisë duke i prerë gjunjët dhe nuk kishte më fuqi të dilte jashtë shtëpisë. Nazar, miku i mirë i gjithë bashkëqytetarëve pogradecarë, nga vdekja ne nuk të ruajtëm dot, por do të ruajmë gjithnjë në kujtesën tonë për gjithë ato vlera intelektuale edhe qytetare që ke pasur.
Bardhyl Berberi
Sigal