Ndahet nga jeta Eleni Stefa “Mësuese e Popullit”, nëna e Vitore Stefa Lekës

852
Sigal

Me hidhërim të thellë morëm lajmin se është ndarë sot nga jeta në moshën 102- vjeçare Eleni Stefa “Mësuese e Popullit, një personalitet i shquar në fushën e arsimit, bashkëshortja e martirit dhe intelektualit Kostaq Stefa, i cili shteti i diktaturës e ndau nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij që në moshe fare të re. Po ashtu edhe nëna e mikes tone, z.Vitore Stefa Leka ka ndërruar jetë…  Nënë Eleni mes vuajtjesh dhe mundimesh të shumta i rriti dhe edukoi fëmijët e saj me dashuri për atdheun dhe kombin e tyre. Eleni Stefa, e cila i bëri ballë terrorit më çnjerëzorë të diktaturës komuniste në Shqipëri dhe nxori në dritë djem e vajza të mrekullueshëm për të ecur me dinjitet rrugës që u përkujdes  ajo së bashku me të bashkëshortin e saj, dëshmorin e kombit Kostaq Stefa! Mësuesja e Popullit Eleni Stefa, ishte modeli i gruas së sakrificës ndër dekada. Është nga plejada e artë e mësueseve që kanë përgatitur me dijen e tyre, dhjetëra breza intelektualësh, ishte Mësonjësja që meriton mirënjohjen e gjithkujt krejt botës shqiptare përjetësisht. E thjeshtë, e Bukur, e Guximshme, e Mençur, Krenare, Modeste dhe e Pabujë, Jeta e Nënë Eleni Stefës, është shembulli i Përkryer i Simbolit të Dashurisë dhe Dhimbjes Njerëzore. Duke e portretizuar si një mësuese të përjetshme të brezave, për gjithë ato vlera të lartë njerëzor! Ajo është bashkudhëtarja e denjë e Martirit të Demokracisë Kostaq Stefa, -dëshiroj t’ju them se respekti i qytetareve të Beratit ndaj Kostaqit, është jo thjesht dhe vetëm për flijimin e tij, duke u ekzekutuar padrejtësisht nga diktatura komuniste, por kjo mirënjohje e bashkëqytetarëve është ngjizur edhe nga respekti nënë Eleni, për fisnikërinë e gjithanshme qytetare, që ajo rrezatonte/ “Mësuesja e Popullit” Eleni Stefa është edhe Nëna e Shkrimtares dhe Humanistes-Vitore Stefa Leka! Ajo së bashku me bashkëshortin e saj janë personazhet kryesorë në librin “The Secret Rescue” (Shpëtimi Sekret) -të autores amerikane Cate Lineberry

Lamtumirë përçuesja e Dijeve e Dritës në Shumë Breza, Eleni Jançe Stefa!

Lamtumirë Nënë dhe Bashkëshorte fisnike!

U prehsh në Paqen e Amëshuar! Të Qoftë Dheu i Lehtë.

I përjetshëm Kujtimi dhe Drita e Veprës Tuaj, që ju latë pas!

Vitore Stefa-Leka

Poezi dedikuar nënës time të shtrenjtë e të paharruar, që sot në orën 10 e gjysmë i pushoi se rrahuri zemra e saj fisnike dhe shpirti i vajti në Parajsë … O Nëna ime e shtrenjtë o Statuja e halleve që ngele 33 vjeç e ve dhe dite të na rrisje dhe edukoje, duke u bërë vet burrë dhe grua, nënë dhe babë për ne! Për mua do ngelesh gjithmonë e pranishme, e gjallë dhe një figurë e madhërishme ashtu siç dhe ishe…!

FJALA NËNË!

NËNË!

O fjalë më e butë që buzët thonë!

O tingull violine plot melodi!

Zymbyli pranverës për ty fal aromën

Dëbora të bardhën fisnikëri!

O dashuri, që s’matesh dot!

O sy kujdesi, o këshille urtësie!

Hyjnore kjo fjalë, rrezaton në botë,

guxim krenari, diell dashurie…

Më lodhe duke të pritur…

Merr lexoje poezinë
Dhe mos shih ashtu habitur
me ty njoha dashurinë
Ah! Ta dish sa të kam pritur..

Të kam shkruar nëpër net
Ah! sa letra pa adresë
Se guxim s’pata për dreq
Çdo gjë humbi në harresë…!

Në ato letra, ti s’e di
derdha shpirt të dashuruar
Por me thuaj ti tani
A i mbajte pak në duar?!

Sot lexon ti poezinë
Dhe më sheh me sy habitur
I dhashë frymë dashurisë,
por me lodhi duke pritur…

Mall për ty..

Melodi të largët deti me sjell pranë
ca tinguj të njohur që vetëm ti i di
Kjo valë e kripur ma përzhiti plagën
Deti i kujtimeve çdo çast zgjuar rri!

Prekja jote..
Ej!
ku po shpërndahet prekja jote?
Ajo prekje e madhërishme
Dridhte gjymtyrët e vdekur të kohës
Kullonte gjakun e ndryshkur të shpresës…

Me thuaj!
Më thuaj ç’të bëj me ty
E vogla dashuri e madhe?
kujtova se të lash diku aty
kur ti brenda zemrës, mbete për fare
Dikur pas meje, ti rëndë e rëndë
tani, s’bëj dot unë
pa buzëqeshjen tënde!

Sërish pranverë…
Brenda meje po harrohet kjo stinë
Mbi shpirt Sahara shtrihet pa fund
Lule ëndrrash më nuk mbijnë
Gjethet e fundit vjeshta m’i shkund

Serish pranverë..
Tek unë ti s’e di
Dimri mbretëron
Mungon ti!…