Ndahet nga jeta bashkëshorti i këngëtares Vaçe Zela

712
Sigal

Pjetër Rodiqi, Bashkëshorti i këngëtares së madhe, Vaçe Zela, është ndarë sot nga jeta. Lajmi është bërë me dije nga vajza e tyre, Irma Rodiqi.

Irma e quan të atin një yll që u shua për t’u bashkuar me të ëmën, e cila ka ndërruar jetë dosa vite më parë:

“Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë mamit. Me pikëllim të thellë, sot kam barrën e rëndë t’ju njoftoj për largimin nga kjo jetë të babait tim të shtrenjtë, Pjetër Rodiqi.

Zoti e dinte dashurinë e tij të pafund për atdheun e dashur, prandaj edhe ia mundësoi ta kalojë këtë sëmundje të rëndë në Shqipërinë e tij të shtrenjtë, që nuk ia zëvendësuan dot kurrë as bukuritë e Vjenës, ku pat lindur, e as të Bazelit, ku për hir të dashurisë e përkushtimit ndaj familjes kaloi 21 vite të jetës së tij.

Unë e quaj veten vajzën më me fat në botë, që pata e do të kem gjithmonë në zemrën e në shpirtin tim një baba fisnik e me virtyte të rralla si ai. Me dashuri e mirënjohje të pafund për gjithçka që babai im i shtrenjtë përfaqëson për mua e për këdo që ka pasur fatin ta njohë”.

Këngëtarja Vaçe Zela ndërroi jetë 5 vjet më parë në Bazel të Zvicrës, ku ishte zhvendosur me familjen për t’u kuruar nga një sëmundje e rëndë.