Nasip Naço: Forumi i gruas së LSI në Kuçovë, forcë aktive

212

KUÇOVË – Në cilësinë e sekretarit politikë të Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun e Beratit, në mesditën e djeshme Nasip Naço ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara, e të zgjeruara të LGI-së, në Kuçovë. Në këtë takim kanë marrë pjesë të gjitha strukturat e LGI-së të ngritura në bazë të Njësive Administrative, të fshatrave e të lagjeve të qytetit të Kuçovës. I quajtur takimi i radhës në këtë fund e fillim viti u bë një bilanc i punëve të deri tanishme, si dhe u shtruan edhe objektivat për vitin në vazhdim. 2017-ta e gjen këtë organizatë me shtimin e radhëve të saj në të gjitha strukturat ku dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre politik, por edhe atë social dhe kulturor. KRENARE Kryetarja e LGI- së, për Kuçovën tha në fjalën e saj se pas konventës kombëtare të LSI-së edhe organizata jonë në të gjitha strukturat ka përcaktuar qartë edhe objektivat politike, puna kryesore vijoi në fjalës e saj KRENARE …e ka zanafillën tek shtjellimi i programit politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim për pjesën që i takon LGI-së, por dhe në përgjithësi programit të saj politike, një tjetër objektiv është edhe koordinimi i punëve me strukturat e LRI-së, që së bashku përbëjmë forcën dominuese në këtë bashki si dhe në të gjitha Njësit Administrative ku dhe kemi të ngritura dhe funksionale strukturat tona. Viti në vazhdim është dhe viti elektoral i zgjedhjeve parlamentare ndaj puna jonë do të konsistojë më shume në shtimin e radhëve dhe në shtjellimin e programit tonë politik në të gjitha strukturat dhe në elektoratin në përgjithësi dhe në veçanti tek simpatizantët e forcës tonë politike, por që dominimi i punës tonë do të konsistojë më shume tek elementët e lëkundur duke i bërë ata që votën e tyre ta hedhin në kutitë për forcën tonë politike LSI., duke ua bërë të qartë, se kjo forcë politike ka në programin e saj, Integrimin evropian të Shqipërisë. Nasip Naço – Është kënaqësi e veçantë për mua që të marr pjesë në një takim të tillë më pjesëtarë të strukturave të LGI-së që sot janë sëbashku nga të gjitha Njësit vendore dhe nga lagjet e qytetit që përbëjnë bashkinë e re, ndonëse sot po shoh shumë fytyra të reja dhe kjo më bënë më optimist pasi e shoh qartë se LGI e Kuçovës ka punuar mirë në shtimin e radhëve të saja, por që nuk dua të lë pa përmendur dhe bazën tonë të vjetër ku dhe jemi mbështetur dhe se kjo bazë ka bërë që sot të jemi pesë, dhjetë e njëqind fishuar. Ne sot nuk jemi në fushat ndonëse asnjëherë nuk na hiqet nga mendja, se në çdo bashkëbisedim, ne së bashku bëjmë një fushatë të pa shpallur duke menduar gjithmonë për zgjedhjet e ardhshme. Viti 2017, ndryshe nga zgjedhjet e tjera qofshin këto vendore apo dhe qendrore, pra, të pushtetin vendor dhe të parlamentin, vjen me risi të reja për LSI-në, si dhe u shtruan direktivat dhe objektivat përcaktuese nga Konventa Kombëtare e forcës tonë politike dhe drejtuesi e lideri jonë historik Ilir Meta. Ndaj sot unë po shoh se strukturat tuaja janë shtuar në numër me anëtare të reja dhe kjo tregon se forcës tonë politike po i afrohen shumë anëtare të reja dhe në përgjithësi së bashku kemi punuar për të arritur deri në këtë stad që jemi, por vetëkënaqësia është e dëmshme ndaj puna jonë vijon me ritmin e kërkesat e kohës. Objektivi ynë në zgjedhjet që po na trokasin tek dera është se, ne së bashku duhet te kemi orientime të qarta dhe të bazuara në programin tonë politik, puna jonë duhet të konsistojë në koordinimin e punëve mes strukturave, në takimet me banorët, por puna jonë duhet të jetë më konkrete, pra ajo fillon nga familja, nga komshiu e me radhë, kështu hap pas hapi ne rritemi çdo ditë.
Selfo Kapllani – LGI-ja, Kuçovë po tregon vlera të larta politike dhe se me këtë ecuri do të bëjë që LSI , Kucovë do të dalin forca e parë politike në zgjedhjet e ardhshme. Në cilësin e kryetarit të LSI-së të kësja bashkise Kapllani ka përshëndetur në takimin e radhës pjestarët në takim, por dhe të gjitha antaret e kësja organizate që është një nga lëvat kryesore e LSI-së. më pas Kapllani ka thënë se me përsosjen e strukturave të saj, si dhe me kordinimin e tyre edhe më LRI-në do të bëjë që rrethë kësaj force politike të mblidhen shume antarët e simpatizant gjë e cila do të ndikoj në fitoren e 2017. Qellimi i zhvillimit të takimit tha gjatë fjalës së tij Selfo Kaplani është proçesi zgjedhor që po troket në derën tonë, riorganizimi për zgjerimin ende i radhëve të saj si dhe reflektimi për punën e përditëshme që kjo organizat duhet të bëjë në mirëorganizimi i strukturave dhe vënia në fuksion aty ku çalon puna. Por që nga takimi i sotëm duket se shumë nga ç’ka përmënda pak më parë janë arritur gjithsesi puna me strukturat nuk duhet lënë asnjëherë jashtë vemendje dhe kjo pun ëdo të sjell frutet e saj në zgjedhjet e qershorit ka përfunduar fjalën e tij Kapllani.