NASA: Nesër do të kalojë një asteroid gjigant pranë tokës

625
NASA ka bërë me dije se ditën e nesërme një asteroid gjigand do kalojë pranë Tokës nesër, por ka siguruar se nuk përbën kërcënim. Agjencia hapësinore ka shpenzuar këto javë duke bindur njerëzimin se nuk ka një asteroid që do zhdukë jetën në Tokë brenda këtij muaji. Tashmë NASA ka konfirmuar se asteroidi 2012TT5, 270 metra, do të kalojë nesër pranë Tokës.
Pavarësisht përpjekjeve të NASA-s për të sqaruar skeptikët, shumë teoricienë konspirativë thonë se njerëzimi po jeton orët e fundit. Sipas tyre, bota siç e njohim, do shkatërrohet gjatë kësaj jave.
Sigal