Namik Dokle thumba qeverisë: Qytetarët meritojnë më shumë nga ju që u votojnë

492
Sigal

Deputeti socialist, Danim Dokle thotë se qytetarët po i dalin zot vetes duke hapur rrugët e mbuluara nga dëbora.

Me anë të një reagimi në profilin e tij në Facebook, Dokle sjell rastin e banorëve të fshatit Borje të Kukësit, të cilët sipas tij, ata nuk e kanë pranuar kurrë izolimin ngado që të ketë ardhur ai.

Dokle: Në këtë dimër të acartë, bashkëfshatarët e mi në Borje të Kukësit, i dolën zot vetes. Nuk e kane duruar kurrë dhe nuk e pranojnë izolimin, ngado që të ketë ardhur ai! 

Para dy ditesh, burrat e ketij fshati u ngriten te gjithe dhe shpetuan nje grup elektricistesh te rrethuar nga “vdekja e bardhe”. E kane bere kete akt human dhjetra here, kurdo qe dikush eshte perballur me te keqen dhe ka patur nevoje per ndihme.
Shikojini keto foto…Vete hapin rruget per te shkuar te njeri-tjetri dhe pastaj, te gjithe bashke, hapin rrugen drejt Prizrenit.

(Kukesi eshte “larg” dhe me rruge te bllokuara, nderkohe qe Kosova i ka hapur te gjitha rruget e Gores!) Por bashkefshataret e mi te mire nuk harrojne te hapin edhe “rreshqitsen” per femije (luzgallo e quajne ata) dhe madje te bejne edhe ndonje foto artistike nga ky dimer. E duan jeten me gjithecka qe ajo u ofron!

E pra, keta njerez te mire, qe e fitojne jeten me duart dhe shpirtin e tyre te paepur, meritojne shume me teper nga qeveria qe votojne!!!