Naftëtarët në protesta: Kemi 16 paga pa marrë

690
Ka vijuar ende i pazgjidhur problemi i naftëtarëve të rafinerisë së naftës ARMO, të cilët vijojnë protestat për shkak të pagave të prapambetura prej 16 muajsh. “Jemi 1200 punëtorë që s’kemi marrë pagat, kemi 16 paga të prapambetura që nga viti 2015. Kemi rrogat e 2015, janë 10 rroga, dy rroga i kemi të 2017, dhe një rrogë e 2018. Kemi qenë në grevë këto, në bazë të kontratës që kemi bërë me firmën, ne jemi në punë”, u shprehën naftëtarët e ARMO. Sakaq të hënën naftëtarët u ndanë në dy grupe; një grup qëndroi në Fier ku zhvilluan nga ambientet e Prefekturës një video-konferencë me kryeministrin Edi Rama dhe ministrat Ahmetaj e Gjiknuri, grupi tjetër ka mbërritur në Tiranë për të kërkuar takim me ministrin e Energjetikës.
Sigal