Naftëtarët e Ballshit pa zgjidhje, paralajmërojnë protesta

438
Sigal

Uzina e rafinerisë së Ballshit vazhdon të mos funksionojë dhe sot rreth 800 punëtorë të cilët kanë mbetur pa punë dolën në protestë.

Punëtorët shprehen se po i mashtrojnë. Ata mblidhen çdo ditë për në punë, por portat e rafinerisë së uzinës janë të mbyllura.

Shqetësimi i tyre vazhdon dhe kërkojnë zgjidhje. Zgjidhja për ta është puna pasi nuk kanë me çfarë të ushqehen.

Sot ata ndaluan në Fier, por qëllimi është Tirana.

Nëse problemi i tyre nuk merr zgjidhje, protestuesit në emër edhe të punëtorëve të tjerë thanë se do tu kthehen protestave.

Punëtorët e rafinerisë kanë katër muaj pa marrë pagat dhe dy muaj pa sigurime.