Nafta derdhet në lumin e Gjanicës

819
Sigal

Të gjitha kompanitë e naftës që operojnë në zonën e Visokës, prej vitesh i derdhin mbetjet hidrokarbure në këtë përrua. Për pasojë, shkaktohet ndotja e ajrit, e tokës dhe e ujit. Kjo është zona ku kompanitë që nxjerrin naftë shkarkojnë mbetjen, direkt në Lumin Gjanica. Edhe pse ka pasur reshje shiu që kanë tërhequr naftën e derdhur së fundmi, këtu duken qartë pasojat e ndotjes. Ende pemët dhe shkurret janë lyer me naftën bruto. Toka është ndotur aq shumë, sa këtë e tregon edhe një eksperiment i thjeshtë. Nafta është përhapur gjithandej dhe gjithçka është bërë lehtësisht e djegshme. Uji i zi kalon në qytetin e Fierit dhe lag edhe tokat bujqësore para dhe pas këtij qyteti. Kjo ndotje ndodh prej dekadash dhe nuk është aspak çudi se përse banorët që jetojnë në zonën e Fierit, pranë ujit të ndotur dhe puseve të naftës vuajnë nga karboni në gjak. Institucionet që kujdesen për mjedisin, vetëm në bazë të kësaj që ndodh çdo ditë në këtë lumë, duhet të kishin reaguar për të bllokuar proceset ndotëse të kompanive të naftës.