Naço takon homologun maqedonas “Reforma në drejtësi e rëndësishme”

448
Sigal

Për ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço reforma në drejtësi ka një rëndësi të madhe. Gjatë një takimi me homologun e tij maqedonas, Adnan Jashari, Naço ka diskutuar lidhur me sfidat e përbashkëta të sistemit të drejtësisë së të dyja vendeve, ndërsa janë prezantuar edhe nismat reformatore të deritanishme.

Ministri i drejtësisë në Maqedoni, tha se vendi i tij po realizon ndryshime kushtetuese në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë, reforma këto që prekin funksionimin e sistemin gjyqësor dhe efektivitetin e procesit kontrollues dhe llogaridhënës të gjyqtarëve.

Ndërkohë edhe për Ministrin Naço mbetet prioritare nevoja e reformimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri, reformë kjo e cila do të preke disa nga ligjet që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese, Këshillin e Prokurorisë së Përgjithshme.