“Na shpëtoni nga ulërimat e grumbulluesve të hekurishteve dhe shitësve me karroca”

600
Letra në “Telegraf”/Banorët e 10 zonave në Tiranë, i kërkojnë ndihmë krye-bashkiakut Veliaj
Në adresë të gazetës “Telegraf”, vazhdojnë të vijnë letra të shumta nga qytetarët e Tiranës, për shqetësime të ndryshme, nëpërmjet të cilave ata kërkojnë ndërhyrjen e kryetarit të Bashkisë, zotit Erjon Veliaj, për shkak këto shqetësime, mbasi vet siç shprehen ata, janë të pafuqishëm për të zgjidhur, ndërkohë që edhe pas shumë ankesave dh e kërkesave për ndihmë. njësitë administrative të lagjeve të Tiranës dhe grupet e shërbimit të Policisë Bashkiake që inspektojnë nëpër zona, nuk reagojnë duke heshtur! Sot po publikojmë një përmbledhje të kërkesë-ankesës së njëjtë që bëhet në shumë prej letrave të dërguara në “Telegraf” nga banorë të zonave “Unaza e Re”, “Vasil Shanto”, “Komuna e Parisit”, “Kombinat”, “Kinostudio”, “Laprakë”, “21 Dhjetori”, “Mine Peza”, “Brrakë”, “Myslym Shyri” etj., të cilët kërkojnë ndërhyrjen urgjente të kreut të Bashkisë së Tiranës, si e vetmja mundësi që mund ta zgjidh shqetësim që i streson gjatë gjithë ditës atje ku banojnë. Ja cili është shqetësimi i tyre: ”Nuk po gjejmë asnjë qetësi në asnjë orë të ditës, për shkak të ulërimave me megafon, të grumbulluesve të hekurishteve e mobilieve, të shitësve të (paligjshëm) të ujit, patateve, pulave e të çdo lloj produkti. Të pajisur me karroca e auto-karro, ata ulërijnë me fortë se në një miting apo kushtrim lufte: “Mbledhim hekura e mobilie”. “Erdhi uji”, “Hajde patate, pula, spinaq, rroba të reja, vezë, djathë, parfume, shalqi…” Këto ulërima nisin qysh në orën 5-6 të mëngjesit dhe ndalojnë në orët e mbrëmjes. Nuk ka orë të ditës që të mos na shqetësojnë me këto thirrje stresuese. Nuk gjejmë asnjëherë qetësi as për vete as për fëmijët, as për të sëmurët dhe as për çlodhje pas pune! Ua kemi bërë prezent edhe policëve bashkiakë, u kemi telefonuar edhe në shërbimin e kësaj policie, duke dhënë adresat ku bëhen këto ulërima shtazarake, por ata edhe pse në disa raste kanë qenë prezent kur këta shitës e grumbullues ulërinin, nuk kanë ndërhyrë, duke na kthyer shpinën neve që ankohemi dhe duke u larguar sikur nuk dëgjonin e nuk shikon asgjë nga ato që ne u bënim prezent! Vijmë të lodhur nga puna, kemi njerëz të sëmurë, kemi fëmijë që studiojnë e flenë gjumë, por poshtë ballkonit, dritares e në hyrje të pallateve, në oborret e banesave e kudo, na hungërijnë këta “përbindësh”! Ju lutemi zoti kryetar i bashkisë, ndërhyni urgjent për të na shpëtuar nga ky tmerr që po na streson përditë! 

Me respekt e vlerësim, 
nga banorë të lagjeve të Tiranës 
Sigal