Na përjashtojnë nga legalizimi, për një vërtetim fakti..!

823
Nga Serxhino Mazreku
Qytetarët e poshtëshënuar, denoncojnë faktin se si zyrtarët e korruptuar të Aluiznit, shefat dhe vartësit e tyre servilë e të paaftë, jua kanë mohuar gjer më tani, mbi 20 familjeve të drejtën për të legalizuar banesat e tyre, të ndërtuara me lekë djerse dhe gjaku që prej viteve ’90-të, me pengesa lloj-lloj. Arsyeja…? Një familje me origjinë nga Korça, me mbiemrin (Mullaj), nëpërmjet një vendimi gjykate të dyshimtë, me numër 4018, datë 17.10.2002 të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka fituar një pronë me anën e “Vërtetimit të faktit juridik ,për sipërfaqen nga 4 dynymë, në 11 dynymë…?!” Me shumë të drejtë, ATP, Avokatura e Shtetit, Gjykatat e të gjitha niveleve prej disa vitesh nuk i kanë vlerësuar si të ligjshme vendimet e gjykatave për vërtetimet e faktit juridik. Pretendimet e familjes Mullaj mbi këtë pronë, janë hedhur poshtë me fakte e argumente nga AKPP Tiranë, (sot ATP) me vendimin nr.1144, datë 27/08/2013. Po kështu, edhe Gjykata e Apelit me vendimin Nr.888 datë 12.04.2017 (dy mijë e shtatëmbëdhjetë ) ka vendosur ndryshimin e Vendimit “Në emër të Republikës “te datës 15.12.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si një vendim të dhënë në kundërshtim të plotë me legjislacionin shqiptar për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës. Në një kohë, kur mbi 20 familje, banuese për më shumë se 20 vite në ato parcela, kanë aplikuar për formalizimin e banesave të tyre pranë zyrave të Aluiznit…ZVRPP Tiranë, (vetëm për 250 euro fitim ADISA) ka pranuar aplikimin e bërë nga familja Mullaj për regjistrimin e kërkesë-padisë , me qëllim bllokimin e legalizimeve të banesave të qytetarëve të poshtëshënuar.

Me këto veprime, kundër këtyre familjeve me origjinë kryesisht nga veriu i Shqipërisë, ardhur në këtë zonë të Tiranës për një jetesë më të mirë, bashkohen edhe zyrtarë të Aluiznit, të cilët pengojnë legalizimin e këtyre banesave. Qëllimi i vërtetë, por i fshehur, është që këtë sipërfaqe toke, duke ia dhënë në mënyrë të paligjshme familjes Mullaj, kërkojnë ta bëjnë ortake me një firmë ndërtuese e afërt në interesa dhe afera me disa shefa të Aluiznit si dhe me drejtues te Hipotekës së Tiranës. Ndër të tjera, sepse kjo pronë pozicionohet në anën perëndimore të bulevardit të ri. E bëjmë publike këtë të vërtetë, me qëllim sensibilizimin e opinionit dhe për të kërkuar ndërhyrjen e strukturave përgjegjëse të shtetit, me qëllim legalizimin sa më parë të banesave tona, të ndërtuara, ashtu si mijëra familje të tjera shqiptare. Gjykatat tona , nuk duhet që të njohin më dhe të kthejnë prona të paligjshme, të fituara me vërtetime fakti juridik… Kjo kohë, besojmë se ka përfunduar një herë e mirë me Vetingun aq shumë të reklamuar dhe të dëshiruar nga të gjithë.
Në vijim 20 familjet e dëmtuara nga mos legalizimi, pjesë e zonës kadastrale 8330, Tiranë.
1. Fran Pergjekaj, pasuria, me nr. 1/284 vl.22 fq.136 zk.8330
2. Ndrek Pergjekaj, pasuria, me nr.1/283 vl.22 fq. 203 zk.8330
3. Prendush Pergjekaj, pasuria me nr.1/282, vl.22 fq. 204 zk. 8330
4. Bernard Braha, pasuria me nr. 1/721, vl.22 fq.134 zk.8330
5. Tomorr Braja, pasuria me nr.1/722, vl.22, fq.135 zk.8330
6. Fatos Buci, pasuria me nr.1/ 281, vl.28, fq.205 zk.8330
7. Shaqir Boka, Qefsere Boka, pasuria me nr.1/ 279, vl.21, fq. 4 zk.8330
8.Petrit Kuka, pasuria me nr. 1/ 280, vl. 28, fq.206 zk.8330
9.Qani Dauti, pasuria me nr.2/ 5, vl.22, fq. 71 zk.8330
10.Fran Pergega, pasuria me nr.2/ 7, vl.22, fq. 73 zk. 8330
11. Filip Rucaj, pasuria me nr. 2/ 8, vl.22, fq. 74 zk. 8330
12. Pellumb Kamberi, pasuria me nr. 2/ 12, vl.22, fq. 78 zk. 8330
13. Ina Skuqi, pasuria me nr. 2/ 157, vl. 11, fq.23 zk. 8330
14. Nallbani Meçe ,pasuria 1/410 ,vol. 28,fq. 193
15. Kol Pergega, pasuria 2/9 e ndodhur ne zonën kadastrale 8330 vol.22,faqe 75
16. Liza Prendi, pasuria 2/ 10 e ndodhur ne zonën kadastrale 8330 vol.22,faqe 76
17. Bajazit Pohumi, pasuria 2/11 e ndodhur ne zonën kadastrale 8330 vol.22, faqe 77
18. Serxhino Mazreku, pasuria 2/141, ne zonën kadastrale 8330 vol.11,faqe 11.
19. Ikbale Keta, Sanije Alishllari, pasuria 2/123 zona kadastrale 8330 vol. 9, faqe 8
20. Kujtim Alush Skuqi, pasuria 2/139 zona kadastrale 8330 vol. 10, faqe 247
Sigal