Na mungon…vërtet shumë Mir Hakani…

560
Sigal

Nga Adriatik Riza Dosti

Kampioni i madh i Peshengritjes shqiptare …qytetari model i Tirones sone…rekordmeni i pa limit i shtanges sone ..17 vjet me i miri nder me te miret…Nderi i Sportit shqiptar e krenaria e SK Tiranes…

17 vjet Kampion absolut…10 vjet radhazi nder 10 sportistet me te mire te vitit ne Shqiperi.. mbajtes i 164 rekordeve kombetare.,..fitues i 8 Medaljeve te Arta per Shqiperine ne aktivitete nderkombetare te dores se pare…

Mjeshter i merituar i sportit shqiptar…dhe Mjeshter i Madh…
Mesues i Merituar…organizator e drejtues i pa lodhur, i talentuar e puneshume e fjalepak…

Miku i mire i te gjitheve dhe shoku, kolegu e njeriu yne sa i thjeshte aq edhe fisnik….

Babai e prindi shembullor…mehalleliu i dashur e i respektuar prej gjithkujt…

Goje-embeli…hokatari e mjeshtri i rralle i batutave plot lezet, kripe e humor brilant…

Kaluan pak me shume se tre vjet pa ty i shtrenjti yne….dhe malli sa vjen e shtohet…

Na mungon vertet por te garantoj se …vetem fizikisht pasi per cdo gje tjeter jeton me ne gati cdo dite pse e tille qe jeta e historia jote qe jetove e shkrove dhe le pas me aq dinjitet, personalitet e krenari qytetaro-sportive….. edhe pse fatkeqesisht aq e shkurter…

Nder dhe respekt jetes, karieres sportive , qytetarise e punes tende i dashur Miri…historia sportive shqiptare te ka ulur tashme me plot merite ne vendin e ne fronin qe te takon…aty mes Mjeshtrave e Kampioneve te medhenj te saj…mes legjendave dhe ikonave te sportit tone kombetar…

Ashtu sikurse Tirona jone e dashur te ka perjetesisht ne gjirin e vet si nje prej qytetareve model e te respektuar te saj…te cilen e deshe dhe te donte aq shume…

Mes nesh miqve, shokeve e kolegeve te tu te hershem…qe na respektoje e te respektonim aq shume… i dashur Miri … e sigurisht edhe mes familjes tende te nderuar qe e doje si syte e ballit je i pa vdekshem por edhe i perjetshem ..sado vite qe te kalojne …