‘Na ka mbetur vetëm kryetari i fisit’/ Gazetarët reagojnë pas vendimit të Metës

627
Sigal

Vendimi i Ilir Metës për të anuluar mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor duket se ka çtensionuar disi situatën në vend. Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta.

Disa prej gazetarëve të njohur kanë bërë disa komente pikante.

‘Sot Presidenti Ilir Meta bëri nje veprim prej burrë shteti, i hoqi spinotin makinerisë së fushatës se krimit elektoral të Edi Ramës, në anën tjetër shpëtoi shqiptarët nga një përplasje civile.

Por sot njëkohësisht Shqipëria nuk ka më shtet dhe institutione shtetërore. Mbetet për t’u parë, a do të munden shqiptarët të fillojnë ndërtimin e shtetit, apo do të vazhdojë lufta e bandave politike të kapura nga krimi organizuar dhe pastrimi parave të krimit nëpërmjet lidhjeve më pushtetin e krimit?!!

Do të jetë fundi-fillimit apo fundi pa fillim? Le të shikojmë!’ shkruan Ilir Demalia.

Klodian Tomorri ironizon situatën e vendit, kur institucionet kryesore kanë rënë.

Ky po që është shtet:

1-Pa Gjykatë Kushtetuese

2-Pa Gjykatë të Lartë

3-Pa zgjedhje

4-Pa KLSH

5-Pa Parlament

Organizimi i shtetit tonë tani nuk ndryshon shumë nga fiset e lashta barbare. Na ka mbetur vetëm kryetari i fisit në detyrë’, shkruan ai.

Ndërsa gazetari Elert Yzeiri thekson: ‘Të gjithë pyesnin ishte apo nuk ishte penallti, vjen presidenti i fut një sistem VAR dhe ndeshja shkon në shtesë tani’.

Kurse Edi Oga risjell një deklaratë të Edi Ramës në prill të vitit 2017, kur ai deklaronte se ‘Ilir Meta është presidenti i duhur’.