Na jepni votat, t’u japim vend në varreza

633
Kandidatët për antarëë të këshillit bashkiakë në këto ditë nxehta fushate për zgjedhjet lokale po bëjnë premtime nga më të ndryshmet, sa absurdet dhe qesharake. Çervenaka është fshati buzë liqenit të Pogradecit vetëm 5 km larg qytetit të Pogradecit. Kandidatët po trokasin derë më derë duke iu kërkuar votën. Kanë filluar që tek dyqanet ushqimore t’iu shlyejnë listat e borxheve…Por ata e dinë mirë që fshati Çervenakë ka një hall të madh që nuk e gjen tek asnjë fshat tjetër. Fshati Çervenakë prej 20 vjetësh ka ngelur pa varre pas zhvendosjes që ai ka kryer nga majat e maleve ku dikur ishte miniera e hekur – nikelit në breg të liqenit aty ku kanë pasur tokat e tyre 
Historiku i Çervenakës 
Në vitet e tranzicionit ata u ulën nga malet e Çervenakës atje ku dikur ishte miniera e hekur- nikelit ku kishin shtëpitë e tyre dhe u vendosën në tokat e tyre buzë liqenit. Nexhmi Muçllari nga Çervenaka thotë për gazetën “Telegraf” se ne qëndronim në Çervenakë në majë të malit se atje kishim minierën e hekurit dhe të gjithë burrat e fshatit pothuajse punonin në minierë. Por kur miniera e mbyllën vitin 1992 ne nuk kish se çfarë të bënim atje prandaj zbritëm 15 km më poshtë, buzë liqenit, në tokat tona që i kishim nga të parët tanë për një jetë më të mirë. Falë dhe djemve që ikën në emigracion dhe me materialet e shtëpive që prishën në fshatin e vjetër majë malit ata ngritën shtëpitë e reja duke e rikrijuar fshatin e tyre aty buzë liqenit. Por ata ngritën shtëpitë e bukura për banim, por ngelën pa varre. Pasi komuna e Hudënishtit nga ata varen nuk us mundësojë këtë nevojë të domosdoshme. Në këto ditë fushate, thotë Arjana Krasta, banore e këtij fshati, një kandidat për këshilltar u ka bërë atyre një ofertë speciale: Më jepni mua votat, t’iu jap vende për varre për Çervenakën. 
Historia përsëritet
Kështu ka bërë para disa vitesh një kandidat për kryetar komune, Gafur Avdullari, i cili në vitet 2000 u zgjodh kryetar komune. Ai u tha banorëve: Më jepni votat, që t’iu jap tokë për varre dhe për hir të së vërtetës Gafur Avdullari iu dha banorëve të atyre viteve nga një copë rrip toke, vetëm 50 m katror duke u thënë: një votë, një vend varri. Por toka u u mbush me varre brenda pak kohësh. Tashmë prej shumë vitesh fshati është pa varre, kështu që edhe kandidatët e rinj po luajnë dhe ata me të njëtin argument: ‘Doni varre, na jepni votën që t’iu japim vend për varre’, dhe më vjen keq që t’ia përmend emrin por ka këtu në fshat që i kanë varrosur të afërmit në oborrin e shtëpisë. Një pjesë tjetër bën peligrinazh dhe i varros në majë të malit, rreth 15 kilometra larg në vorrezat e ish fshatit. Pra i varros atje dhe i harron përgjithmonë të afërmit dhe nuk ke mundësi t`u vendosish një tufë me lule pasi rruga është shumë e keqe dhe atje bie shumë dëborë”.
Duke marrë shkas nga ky shqetësim i banorëve takuam kryetarin aktual të komunës së Hudënishtit Durim Toska, i cili na thotë se shqetësimin e dimë, fshati me 250 shtëpi dhe me më shumë se 1000 banorë është pa varre. Unë, thotë kryekomunari Toska e di këtë shqetësim dhe e kam prioritet, por është vërtet tragji – komedi për ata kandidatë dhe këshilltarët që e lidhin votën me një vend në vorreza!
Edhe poeti ynë i shquar i Rilindjes, Andon Zako Çajupi, disa dekada më parë, do të shkruante tek poezia “Fshati im”:
Fshati për karshi 
Me kishë e me varre 
Rrotull ca shtëpi 
Të vogla fare 
Fshati Çervenakë është vërtet me vila të vogla fare, por pa varre! 
Sigal

Bardhyl Berberi