N/kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë rrihet nga 2 vëllezër për shkak të detyrës

498
Nënkryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë, A.M. 54 vjeç, është rrahur nga dy vëllezër, njeri 18 dhe tjetri 21 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim nga Policia. Ata janë K.N. 21 vjeç dhe S.N. 18 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë rreth orës 13:30 në lagjen Skënderbe të Lezhës, para një lokali. Sipas Policisë, “për motive të dobëta, ata e kanë goditur me mjete të forta, shtetasin A.M. 54 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë N/Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë. 

Pas ndihmës së nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, shtetasi A.M ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dy vëllezëerit akuzohen tani për veprat penale “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.
Sigal