Mynyr Koni drejt zgjedhjes rektor i UT, ja fituesit në rrethe

1078
Mynyr Koni drejt zgjedhjes rektor i UT, ja fituesit në rrethe
Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, Mynyr Koni do të jetë rektori i ardhshëm i këtij universiteti, ndërkohë që procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit.
Rreth orës 20:00 të mbrëmjes ka përfunduar numërimi i votave për stafet akademike në Universitetin e Tiranës.
Nga numërimi rezulton se kandidati për rektor, profesor Mynyr Koni ka marrë 460 vota, kundrejt Klodeta Dibrës e cila ka marrë 243 vota.
Ndërkaq pritet numërimi i votave të studentëve. Rezultati s’ka gjasë të përmbyset pasi vota e pedagogëve ka një peshë vendimarrëse prej 90 për qind, ndërsa vota e studentëve vetëm 10 për qind.
Sa i takon posteve të tjera drejtuese në UT, rezultatet vijojnë si më poshtë:
-Andrea Maliqari është shpallur fitues për rektor të UPT me votat e pedagogëve.
-Dekan i Inxhinierisë së Ndërtimit u shpall Gëzim Hasko.
-Dekan i Teknologjisë së Informacionit Vladi Koliqi.
-Dekan i Inxhinierisë Mekanike Jorgaq Kacani.
-Dekan i Fakultetit të Gjeoshkencës, Fatos Hoxha
-Dekan i Fakultetit Gjeologji-Miniera Vasil Jorgji
Procesi i numërimit është mbyllur në Elbasan ku rektor është zgjedhur kandidati i vetëm në garë profesor Skënder Toti me 92 për qind të votave.
Dekani i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë Ali Jashari u shpall rektori i ri universitetit “Fan Noli” të Korçës, pasi siguroi 78 vota pedagogësh duke lenë pas me 68 të tilla kandidatin Lorenc Ekonomi.
Kseanela Sotirofski ka fituar garën për Rektore në Universitetin e Durrësit, “Aleksandër Moisiu”. Sotirofski ka marrë mbi 70 për qind të votave, ndërsa 30 për qind i kanë marrë dy kandidatët e tjerë.
Në Universitetin e Gjirokastrës është shpallur fitues Bektash Mema, ndërsa në Universitetin e Vlorës u shpall fitues Roland Zizi.
Sigal